BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Politike

"Të respektojë traktatet evropiane për minoritetet", Greqia i 'pret krahët' Shqipërisë për integrimin në BE

"Të respektojë traktatet evropiane për minoritetet",

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias i përcolli një mesazh Shqipërisë të mërkurën, duke i kërkuar vendit që të respektojë standardet dhe rregulloret e Bashkimit Evropian ndërsa përparon drejt anëtarësimit në BE.

Dendias e dha këtë mesazh nga qyteti verior i Janinës, Epir, ku përfaqësoi qeverinë greke gjatë manifestimeve përkujtimore për 111-vjetorin e çlirimit të Janinës nga sundimi osman. Në deklaratën e tij, Dendias theksoi mbështetjen e palëkundur të Greqisë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ai iu drejtua konkretisht Shqipërisë, duke thënë se duhet që të respektojë traktatet evropiane sidomos në mbrojtjen e minoriteteve. Dendias i është referuar pikërisht për çështjen e Fredi Belerit, pasi Athina ka ripësëritur vazhdimisht thirrjet që të lejojë betimin e tij si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë.

“Greqia është një vend që mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër më duhet që t’i dërgoj një mesazh Shqipërisë fqinje, e cila po përpiqet t’i bashkohet familjes evropiane. Ky shtet duhet të ketë parasysh nevojën për të respektuar traktatet evropiane sidomos në mbrojtjen e minoritetit grek”, tha Dendias.

Më 30 nëntor të vitit të kaluar, Greqia zyrtarizoi veton e saj duke njoftuar edhe 26 vendet e tjera anëtare të BE-së se nuk lejon hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë. Pala greke e kushtëzon vendimin pozitiv për hapjen e grupit të parë të kapitujve në negociatat e anëtarësimit me lejimin e betimit të Fredi Belerit, si kryetar i Bashkisë së Himarës.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore për blerje votash. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Vetë Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik. Beleri u shpall fitues nga qelia në zgjedhjet e 14 Majit, por betimi i tij nuk u krye asnjëherë për të marrë detyrën.

Më të lexuarat