Tedi Blushi, këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, shprehet se me urdhër të pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës dhe kryetarit të organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj, u mohua e drejta për të bërë transparencë dhe audit për aferat korruptive dhe kriminale të Bashkisë së Tiranës. Blushi tha se korrupsioni i shfrenuar dhe inkriminimi nuk mund të shmangen me procedurë dhe as mund të amnistohen nga SPAK-u dhe Drejtësia me Regji. “Fundi i pandëshkueshmërisë është misioni ynë! Partia e Lirisë dhe opozita e vërtetë do të jetë në ballë të betejës, në mbrojtje të interesit qytetar, për ta çliruar Bashkinë e Tiranës njëherë e përgjithmonë nga mafia e inceneratorëve. Kur Drejtësia me Regji i amniston dhe i mbron të korruptuarit, është populli që i arreston”, deklaroi dje Blushi në media.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë