BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Politike

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha gjykatat i mbyllën dyert dhe e lanë në izolim, gati hapja e dosjeve të tjera nga SPAK për vrasje, grabitje të pronave dhe vjedhje

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha

Afera “Partizani” është vetëm maja e ajsbergut për Sali Berishën, pasi dosja e tij e zezë “e non gratës” përmban dhjetëra prova që nëse SPAK i heton siç duhet përfundon pas hekurave jo vetëm ish-kryeministri, por edhe e gjithë banda që ka bashkëpunuar me të për të shkaktuar vrasje, vdekje dhe grabitje masive në Shqipëri. Historikisht Berisha është cilësuar si politikani që ka “rrjepur” popullin në 30 vite, mirëpo për herë të parë prokurorët specialë shqiptarë nën patronazh nga amerikanët ka gjetur forcën që ta hetojë dhe akuzojë zyrtarisht duke e futur në “arrest shtëpie” që prej dhjetorit të vitit të kaluar. Gjatë gjithë kësaj periudhe, Sali Berisha është përpjekur që ta zhbëjë vendimin e SPAK duke e apeluar në gjykata, ku në të gjitha rastet atij ju mbyll dera. Arsyeja është që gjatë gjithë këtyre viteve, përfaqësuesit e SHBA kanë marrë pjesë duke montuar të gjitha fazat e krijimit të drejtësisë së re, duke ngelur personazhet e korruptuar dhe të maskuar të Berishës që në këto ditë askush të mos dilte nga rreshti. Edhe sikur Berisha t’i shpëtojë kësaj dosjeje, kalvari i tij i përballjes me drejtësinë është shumë i gjatë.

Dosja e “zezë” e Sali Berishës

Gjatë 32 viteve demokraci, në Shqipëri kanë ndodhur me dhjetëra masakra, vrasje dhe skandale që edhe sot janë pa autor. Që nga vjedhja me skemat piramidale, grushti i shtetit më 1998, vjedhja e floririt në Krrabë, vrasja e Azem Hajdarit, zhdukja e Remzi Hoxhës, shfarosja e fisit Haklaj në Tropojë, 21 Janari, Gërdeci, vjedhja e Rrugës Durrës-Kukës, videoja Meta-Prifti, skandali i CEZ-DIA, e shumë ngjarje të tjera kanë kaluar në heshtje dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. Si për koincidencë, në të gjitha ngjarjet e përmendura më lart, protagonist i drejtpërdrejtë apo indirekt ka qenë Sali Berisha. Disa prej tyre, SPAK po i heton dhe hetimet më të freskëta janë te Gërdeci. Informacionet që do të shkëmbehen deri më 12 maj mes drejtësisë shqiptare dhe asaj amerikane mund t’i shtojnë telashet Berishës dhe djalit të tij, të akuzuar si pronari në “hije” i biznesit të vdekjes. Ndërsa në GJKKO vijon procesi gjyqësor ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për tragjedinë e 15 marsit 2008 në hetim është dhe një tjetër fraksion i dosjes për korrupsion dhe pastrim parash sa i takon trafikimit te municioneve. SPAK po kryhen të gjitha verifikimet e mundshme në lidhje me këtë dosje dhe se janë nisur drejt SHBA disa letër-porosi për marrjen e provave dhe dëshmive me interes për hetimin. Nga ana tjetër, është edhe dosja “Tropoja”.  SPAK po heton një padi të bërë nga familja Haklaj, e cila akuzon Berishën për vrasjen e djemve të saj.  Mësohet se për të zbardhur shfarosjen e fisit Haklaj në Tropojë, kallëzuesit  Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj kanë depozituar, fakte, dokumente, video, pamje filmike dhe shumë dëshmitarë okularë që fundosin ish-kryeministrin Sali Berisha. 

“21 Janari”

Gjithashtu vrasjet e 21 janarit 2011 para Kryeministrisë do të hetohen nga SPAK. Gjykata e Lartë ka pranuar para disa javësh rekursin e Raimonda Nikës, bashkëshortes së viktimës Aleks Nika, duke vendosur që dosja për “21 janarin” të hetohet nga Prokuroria e Posaçme dhe jo nga Prokuroria e Tiranës. Ngjarja e rëndë e “21 janarit” pritet të tronditë Berishën, pasi presionit të SPAK i shtohet dhe vendmi i Gjykatës Europiane e të të Drejtave të Njeriut. Ajo shqyrtoi edhe një herë nga e para krimin shtetëror të 21 janarit, pas padisë së familjarëve të Aleks Nikës dhe nxori si përfundim se shteti ishte vrasësi, duke tejkaluar kompetencat, Sali Berisha prishi provat shkresore e filmike, mori nën sqetull të dyshuarit si ekzekutorë dhe sulmoi e pengoi me sa mundi hetimin e prokurorëve.  De facto para nesh u shfaq një ngjarje e hetuar në mënyrë hipokrite dhe duke fshehur fajësinë e autorëve kryesorë, një tragjedi e shkaktuar me dorën e shtetit, e cila është tentuar rregullisht të kamuflohet nga vetë shteti. Por çfarë tregon tjetër vendimi i Strasburgut? Dosja e 21 janarit me prova të rindërtuara dhe të paprishura është në duart e ndërkombëtarëve. SPAK pritet të fillojë punën dhe 21 Janari nëse hetohet siç duhet e dënon përjetë Berishën.

Dosja CEZ, dëshmi për implikimin e familjes

Afera e privatizimit të OSSH, e njohur ndryshe si dosja ‘CEZ’, me kosto 400 milionë, ka si protagonist pikërisht Sali Berishën.  Kjo dosje është drejt fundit të hetimeve. As në këtë aferë nuk mungoi emri i të birit, Shkëlzen Berisha. Në janar të 2010, ish-drejtori i CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i dërgon një e-mail nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, rreth një takimi të planifikuar me ish-kryeministrin Berisha dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha, me ndërmjetësimin e Nuel Kalajt. Ky u fundi tëhoqi 6.8 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri dhe u zhduk.

Dosja “Porto Romano”, e implikuar e gjithë familja

Po ashtu, ka pafund skandale për Berishën dhe këto janë të faktuara nga britanikët dhe amerikanët në dosjen e tyre të “non gratës”. Dosja me pronat në Porto Romano përfaqëson një nga skandalet e para politiko-afariste që përfshijnë familjen e Sali Berishës pas kthimit në pushtet, ndërsa në skenë del klienti i famshëm i familjes, Damir Fazlliç. Në 2007, Jamarbër Malltezi u blen prona fshatarëve në Porto Romano jashtë parkut Energjetik, me 9 euro për metër katror, ndërsa ja shet Damir Fazlliçit me 18 euro. Në 2018, Berisha kryeministër ndryshon perimetrin e Parkut Energjetik që nga 54 hektarët e aprovuar në 2001 e shtrihet në një sipërfaqe prej 801 hektarësh, duke përfshirë tokat e blera nga Fazlliç tek dhëndri i tij. Nga ana tjetër, Fazlliçi kishte kërkuar konsulencën e Argita Berishës për investimin, ku synonte të ndërtojë një depozitë karburantesh.?Fazlliçi i kalon Argitës mbi 2 milionë euro, përmes të besuarës së saj, Flutura Kola, e cila në këtë rast përdorej si kamuflazh. Paratë vinin nga shoqëri off-shore. Investimi ishte Fazlliç, siç edhe rezultoi më pas, ishte thjeshtë një mashtrim për pastrim parash.

Përdorimi i pushtetit për pasurimin e familjes

Sali Berisha ka përdorur pushtetin për pasurimin e familjes nga viti 2006 deri në vitin 2013, ku shqiptarët e rrëzuan me votë. Një rreth i gjerë klientësh dhe biznesmenin sajonin kontrata për të paguar Argitën dhe Shkëzlenin gjoja për konsulencë, ndërsa në këmbim, Sali Berisha merrte vendime qeverie, duke i favorizuar, në dëm të pasurisë publike. Në këtë grup politiko-afarist me mijëra tentakula, dalin në pah Argita, Shkëlzeni, kunati i Lulzim Bashës dhe një listë klientësh të qeverisë, kur të gjithë vepronin dhe përfitonin falë që falë mbështetjes së hapur së kryeministrit Berisha. Pikërisht për këtë skemë flitet në motivacionin e DASH për futjen në listën e zezë të Familjes Berisha.

Më të lexuarat