Analisti Mentor Kikia tha në një studio televizive se PS-ja nuk i ka fikur asnjëherë motorët dhe se është gjithë kohës në fushatë.
Duke folur për Asamblenë Kombëtare të PS-së që u zhvillua ditën e djeshme, Kikia theksoi se teoria e Ramës që kundërshtari është vetë vetja e tij mund të kthehet në një slogan në të ardhmen.
“Sesi zihen brenda vetes është punë e tyre. Nuk besoj se në ndonjë vend tjetër çdo mbledhje partie bëhet objekt lajmesh. U shkarkua kryetari i partisë së Lushnjës dhe u vendos një tjetër.
PS është tërësisht e konsoliduar me struktura nga maja deri tek degët, nuk i kanë fikur asnjëherë motorët, është gjithë kohës në fushatë.
PS është gati një parti elektorale që riaktivizohet ku fillon fushata. Në parti ka disiplinë, luftë bërrylash, klane, por kur partia është në pushtet këto nuk shfaqen.
Mendoj se ato që diskutohen aty janë normale se po futen në zgjedhje dhe do të masë performancën.
Rama ka shpikur teorinë që kundërshtari i vetes jam unë dhe unë do bëj kritikë me veten dhe kjo mund të shndërrohet në lloj slogani që t’i bëjë njerëzit që të mendojë ne do zgjedhim mes Ramës dhe Ramës.”, tha Kikia.