BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x

Politike

Thellohen hetimet për Koncesionin e Sterilizimit, SPAK pyet për dy orë Ogerta Manastirliun, nga ndryshimi i kontratës koncesionare, te rritja e kostos në mënyrë abuzive për buxhetin e shtetit, ja vendimet që mund ta fundosin

Thellohen hetimet për Koncesionin e Sterilizimit, SPAK pyet për dy

Kreu i ri i SPAK, Altin Dumani ka filluar të thellojë hetimet për dosjet “përvëluese” me abuzimet në shëndetësi që do të çojnë pas hekurave zyrtarë shumë të lartë. Skandalet nga kjo ministri ndër vite do të çojnë drejt prangave “koka të mëdha”. SPAK po bën gati fletë-arrestet për të gjithë zyrtarët e përfshirë në këto abuzime dhe ajo që mund të shkojë drejt burgut është edhe Ogerta Manasitrliu. Sinjalet janë dhënë ditën e djeshme, pasi ministrja e Edi Ramës është paraqitur ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme për tu pyetur mbi çështjen e sterilizimit në kohën kur ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT). Manastirliu ka qëndruar brenda ambienteve të SPAK për 2 orë e 15 minuta. Ky procedim penal për Manastirliun është regjistruar që vitin e kaluar. Gazetari Adriatik Doçi njoftoi në nëntor të 2023, se përveç Manastirliut, rrezikon prangat dhe ish Sekretarja e Përgjithshme Gelardina Prodani. Ato po hetohen nga SPAK për rritjen e kostos së koncensionit të sterilizimit dhe zbatimin abuziv të kontratës me kompaninë koncensionare SaniService. Hetimet kanë nisur pas një kallëzimi penal për përgjegjësinë e pretenduar penale të Manastirliut dhe Prodanit gjatë zbatimit të kontratës për shërbimin e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale me afat 10-vjeçar.

Dokumentet e sekuestruara

Përfaqësues të SPAK-ut dhe BKH-së, për llogari të hetimit, kanë sekuestruar dokumente në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas kallëzimit penal, dyshja Manastirliu-Prodani kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë konsumuar veprën penale të korrupsionit në bashkëpunim, duke ndryshuar kontratën koncensionare dhe rritur koston në mënyrë abuzive. Konkretisht, në 15 janar 2020, Ministria e Shëndetësisë me në krye Ogerta Manastirliu dhe e përfaqësuar nga Sekretarja e Përgjithshme Geraldina Prodani, sipas kallëzimit ndryshoi kontratën me kompaninë e shërbimit të sterilizimit SaniService, duke parashikuar zgjerimin e shërbimit dhe rritjen e kostos për buxhetin e shtetit. Duke amenduar kontratën koncensionare të vitit 2015, Ogerta Manastirliu, përmes përfaqësueses së saj, Geraldina Prodani, parashikon që kompania SaniService mund të ofrojë setet kirurgjikale përtej tavanit të përcaktuar në kontratë, 63 mijë operacione në vit, duke aplikuar një zbritje të 25 % të çmimit për çdo shërbim me pajisje për operacionet përtej numrit 63 mijë. Në kontratën e amenduar ky ndryshim argumentohet me efektivitetin e koncensionit të sterilizimit si dhe nevojës për rritje të shërbimit. Pra, sipas Manastirliut koncensioni kishte dhënë fryte dhe si tillë duhej zgjeruar. Kjo ndërhyrje në kontratë ka rritur koston dhe faturën për buxhetin e shtetit, produkt i taksave të shqiptarëve. Abuzimi më i madh konsiston tek një vendim tjetër.

Skandalet

Ogerta Manastirliu dyshohet se ka lejuar shpërdorimin e 7 milionë euro në vitin 2018, përmes përdorimit të nivelit të lartë të seteve të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 140 mijë lekë në vend të pajisjeve të seteve 3 mijë lekë për heqjen e penjve, ndërrimin e fashove për plagët, ndonjë prerje modeste etj. Ilir Beqaj ka ikur si ministër Shëndetësie në 12 mars 2017, kur numri i operacioneve ishte rreth 4 mijë nën ofrimin e shërbimit të pajisjeve kirurgjikale nga kompania koncensionare e sterilizimit. Sot numri i operacioneve ka arritur mbi 400 mijë. Në 16 mars 2017, Erion Manohasa, në atë kohë drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, njofton QSUT-në përmes një shkrese që shërbimi i sterilizimit të nivelit të lartë dhe të kushtueshëm duhet të shtrihet përtej sallave të operacioneve, duke mbuluar çdo material ambulator të sterilizuar me avull apo me temperaturë të ulët, që përdoret për mjekim plagësh, ndërrim fasho, prerje të lehta etj. Pra, shkresa konsiston në përdorimin e shërbimit të sterilizimit si për një operacion në sallë ashtu edhe për të hequr ca penj apo ndërruar një plagë, duke rritur koston. Konkretisht setet e pajisjeve do të përdoreshin si në sallat e operacioneve, ashtu edhe jashtë tyre.

Prapaskenat

Kontrata sterilizimit parashikonte 5 lloje shërbimesh. 1. Instrumentet e sterilizuara për ndërhyrjet me kompleksitet të lartë, me vlerë rreth 400 mijë lekë për paketim. 2. Instrumentet e sterilizuara për ndërhyrjet me kompleksitet të mesëm me çmim 220 mijë lekë të vjetra për paketim. 3. Instrumentet e sterilizuara për ndërhyrjet me kompleksitet të ulët me vlerë 140 mijë lekë. 4. Paketimet me avull, për ndërhyrje minimale jashtë sallave të operacionit, me vlerë rreth 3 mijë lekë ose 3 USD. 5. Paketimet me temperaturë të ulët për ndërhyrje minimale jashtë sallave të operacionit, me vlerë rreth 10 mijë lekë ose 10 USD. Urdhri i Manohasë parashikon që nivelin 3 me kosto 140 mijë lekë të përdorej në vend të nivelit 4 për ndërhyrje minimale me kosto 3 mijë lekë të vjetra. Në vend që të paguhej 3 USD për paketim, paguhej 140 USD për paketim sepse mjekëve u ndalohej të përdornin paketimet me avull dhe ato me temperaturë të ulët nga urdhri i Manohasës. Në 15 gusht 2018, pra 18 muaj më vonë, drejtori i ri i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Eduart Ahmeti hodhi poshtë shkresën e Manohasës të marsit 2017, që rriste koston e shërbimit. Eduart Ahmeti urdhëron që setet e pajisjeve për të tre shkallët e kompleksiteteve (të lartë, të mesëm dhe të ulët) të përdoren vetëm në sallat e operacionit, për shkak të kostos. Nuk ka logjikë që një set me vlerë 140 mijë lekë të përdorej, për shembull, për të hequr penjtë apo mjekuar një plagë. Kjo manovër e Manohasës, e rrëzuar më pas nga Eduart Ahmeti, ka sjellë një kosto shtesë prej 7 milionë eurosh, para këto që kanë dalë nga buxheti i shtetit, rrjedhimisht nga xhepat e shqiptarëve. Gjatë konsumimit të këtij abuzimi në krye të Ministrisë së Shëndetësisë ka qenë Ogerta Manastirliu, e cila ka futur ‘kokën në rërë’, minimalisht duke shpërdoruar detyrën. Në kallëzimin penal, përpos marrjes së tyre të pandehur, kërkohet edhe hetim pasuror për Ogerta Manastirliun, Gelardina Prodanin dhe Erion Manohasën.

Më të lexuarat