"Është në interesin e qytetarëve shqiptarë, që çështja e pronave të marrë fund. FRD në programin e saj e ka projektuar zgjidhjen e çështjes së pronës, mos ju duket demagogji, brenda katër viteve të mandatit të ardhshëm".
Kështu është shprehur sot Bamir Topi, i cili vijoi fushatën elektorale në Sarandë. Kreu i FRD, siguroi qytetarët se kjo forcë do të zgjidhë çështjen e pronës brenda katër viteve. Ndër të tjera, Topi tha se FRD është në politikë për të risjellë në jetë një projekt të harruar nga partitë e vjetra.
"Hidhni votën në datë 23, votoni Frymën e Re Demokratike", tha Topi.