BREAKING NEWS

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën para se të vetëvritej

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver
x
BREAKING NEWS

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard,  ja kush është trupa gjykuese që ka futur në “terror” orkestruesit e masakrës së “21 Janarit” dhe si akuza e dytë mund ta çojë në qeli kreun e “Foltores”

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard, 
x
BREAKING NEWS

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën, kryeministri letër sekretarit të DASH që nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, ja prapaskenat pas presioneve ndaj drejtësisë

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717 mijë të moshuar, zbardhen detaje nga fondi, si pritet të ndryshojë rregulli për indeksimin dhe ndryshimi I madh që po përgatit mazhoranca

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB dhe KGB që mori me vete Bashkim Gazidede, pse Ilir Meta e Kryemadhi braktisën protestën e 20 shkurtit dhe arsyeja pse SPAK nuk po e çon pas hekurave Sali Berishën

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB
x
BREAKING NEWS

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta Manastirliun, zbardhet “pika e errët” për të cilën po hetohet ish-ministrja, gazetarja nxjerr prapaskenat, brenda një muaji dosja e sterilizimit shkon në gjykatë

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta
x
BREAKING NEWS

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, ja strategjia që agjentet e BKH do të ndjekin për të hetuar zyrtarët pas urdhrit të Ramës për të “bllokuar” dyert e zyrave dhe institucioneve

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele
x
BREAKING NEWS

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime drejtuesish qarqesh dhe lëvizjesh të forta në qeveri pas thirrjes së Manastirliut në SPAK, Gonxhe “ylli në ngjitje” në Partinë Socialiste

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime
x

Politike

Transparenca e bashkive ndaj publikut: 71% e tyre në nivele mesatare ose të ulët

Transparenca e bashkive ndaj publikut: 71% e tyre në nivele mesatare ose

Numri i bashkive dhe qarqeve që kanë bërë një përpjekje për të përmirësuar transparencën ka ardhur në rritje por akoma shumica mbetet në nivele mesatare, të ulëta ose shumë të ulëta. Indeksi i Transparencës Pro Aktive që publikohet nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka dalë në përfundimin se për vitin 2023 janë të paktën 29 për qind e njësive të vetëqeverisjes vendore që kanë transparencë proaktive të lartë.

“Në përfundim të monitorimit të transparencës proaktive vërejmë se 21 njësi të vetëqeverisjes vendore janë klasifikuar me transparencë proaktive të lartë dhe në semafor janë shënuar me dritë të gjelbër, ndërsa 43 institucione të njësive të vetëqeverisjes vendore janë klasifikuar me transparencë proaktive mesatare dhe në semafor janë shënuar me dritë të bardhë; 6 njësi të vetëqeverisjes vendore janë renditur me transparencë proaktive të ulët dhe në semafor janë shënuar me dritë të verdhë; vetëm 3 njësi të vetëqeverisjes vendore janë klasifikuar me transparencë proaktive shumë të ulët dhe në semafor shënohen me dritë të kuqe. Në krahasim me gjetjet e vitit të kaluar, kemi konstatuar rritje të transparencës tek njësitë e vetëqeverisjes vendore me semafor të gjelbër nga 21 % në vitin e kaluar në 29 % për këtë vit çka shënon dhe përmirësimin më të dukshëm të bërë nga të gjithë vitet e kaluara, në transparencën proaktive të autoriteteve publike të njësive të vetëqeverisjes vendore”, thuhet në publikimin e Komisionerit.

Por cilët janë në fakt elementët që merren parasysh gjatë monitorimit dhe që ndërtojë këtë indeks për njësitë vendore?

Janë të paktën dhjetë tregues që vlerësohen duke nisur nga programi i transparencës që duhet të ketë çdo Bashki për të shkuar më pas tek vendimet e Këshillit Bashkiak, jetëshkrimi i titullarit institucionit apo kryebashkiakut, struktura apo organika e institucionit, raporte të auditit, parashikimi i prokurimeve dhe programi buxhetor afatmesëm. Koordinatori për të drejtën e informimit, regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, legjislacioni dhe në fund koordinatori për konsultimet me publikun. Secili prej këtyre treguesve kur është i plotësuar vlerësohet me 1 pikë, i realizuar pjesërisht me 0.5 pikë dhe kur nuk ekziston me zero pikë./ Monitor