BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si oligarku në bashkëpunim me Janis Karathanos rropën mbi 200 mln euro koncesione, për të kamufluar vjedhjet kanë punësuar te kompanitë “fituese” të afërmit e tyre, rroga deri në 30 mln lekë në mua...

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x

Politike

Trondit Frrok Çupi: Ja planet e përbashkëta mes Sali Berishës dhe Izet Haxhisë, nga vrasja e Azem Hajdarit, urdhri për të eliminuar një ministër, deri te strehimi në Turqi

Trondit Frrok Çupi: Ja planet e përbashkëta mes Sali

Gjykata e Lartë rrëzoi disa ditë më parë rekursin e Izet Haxhisë, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të vitit 2022, e cila po ashtu la në fuqi dënimin me 21 vite burg të Haxhisë, për vrasjen e deputetit Azem Hajdari në vitin 1998. Lidhur me këtë zhvillim, analisti i njohur Frrok Çupi ka nxjerrë disa detaje të forta për bashkëpunimet në vrasje e krime të Izet Haxhisë dhe Sali Berishës. Çupi në një analizë të tij, thotë se Saliu me Izetin nuk janë ndarë kurrë. Ai heq një paralele me sherrin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ja analiza e plotë e Frrok Çupit

“Njeriu i parë, si njeriu i parë në Hënë, pranë Sali Berishës në rrugën e mëkatit të madh, shënohet Izet Haxhia. Izeti u dënua përfundimisht për 21 vjet burg; ndërsa Saliu, u dënua për të qëndruar prapë në dritaren ‘pranë Hënës’. Njeriu i parë: Para se Saliu të drejtohej për në Qytetin Studenti ku do t’u merrte ‘revolucionin’ nga duart studentëve naivë, para se të nisej për atje, në krah kishte Izet Haxhinë. E pastaj gjithë kohës së frikës, shkatërrimit dhe vjedhjes së popullit nga Sali Berisha, Izeti ishte aty. Si vallë na doli Izeti armik i Berishës? Saliu e paketoi Izetin, e nisi dhe e strehoi diku në Turqi, në kohën kur Turqinë e njihte jo si anëtare të NATO-s, por si cep të Botës Islamike. Në kohën kur ‘i internuari’ në Turqi kuptoi se po i vinte koha e gjyqit, atëherë nisi të luftojë kundër ‘baba’ Saliut. Izeti do të bëhej i besuari kundër ‘babait’ dhe do të ngjallte kureshtjen te ‘i madh e i vogël’ në vend!. Ky ishte plani, i përbashkët mes Saliut dhe Izetit. Kishte njerëz që e morën si të vërtetë, sikur ‘tenja hyri në barkun e fillesës së PD’. Kushdo e ka të drejtën të jetë naiv në këtë botë; por Sali e Izet e kanë të përbashkët si miqësinë edhe krimin.

Bashkëpunimet në krime dhe vrasje

Saliu te Izeti ka zgjedhur veten. E pa një ditë studentin nga Tropoja në një korridor të Fakultetit të Mjekësisë, dhe iu bë sikur u ndodh para pasqyrës. Pa veten në moshën e Izetit. Vetëm 24 vjeç, i gjatë, i zbehtë dhe i verdhë si kalli misri, i pa kultivuar, me ecje si kalë. Që aty vendosi të mos e ndante më ‘kopjen e vet’ Izetin. Shikojeni foton e Saliut në teserën e PPSH në 8 nëntor 1968, si një zhapik, dhe do të betoheni se është Izeti. Edhe indicien për ta shtyrë në vrasjen e Azem Hajdarit, Saliu e mori nga ‘besnikëria e Izetit’. Vetëm një herë e qëlloi me grusht Azemin në rrugë, dhe që aty u forcua më shumë besimi i Saliut te Izeti. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në Bruksel, kur Izeti rrahu ministrin e Jashtëm Serreqi, por ai u tërhoq dhe Saliu nuk dha urdhër që ta vriste ministrin. Ishte kohë vrasjesh, kohë e krijuar më së shumti prej këtyre të dy ‘kallinjve të verdhë’; në këtë klimë lulëzuan, u dashuruan, u luftuan, u mbarsën me të njëjtat ndjenja dhe më në fund ‘u ndanë’. Po kush tha se u ndanë Saliu me Izetin?

Ngjashmëria me Metën dhe Kryemadhin

Historia e ‘fotokopjes’ mes njerëzve të të njëjtit besim, u krijua në atë epokë urrejtjeje. Që atë ditë nuk e kuptoje dot më cili është origjinali e cili kopja; cili Saliu e cila e bija; cili Saliu e cili Iliri; cili Iliri e cila Mona; cili Saliu në qymez e cili Bardhi armë nën brez… Kjo është e tëra, kështu ka lindur ‘procesionarja’ helmuese e miliona krimbave që helmon pishat e malit; duke imituar çdo insekt tjetrin. Hija e parafundit është ajo e Ilirit me Monën; që vetë e quan grua, dashuri, neveri, krahu i djathtë, gishti i…, bashkudhëtarë, mamanë e fëmijëve londinezë. Në kohën e fillesës, kur nuk kishte hyrë botoksi, Mona dhe Iliri në foto duken si dy vëllezër binjakë. A u ndanë sot binjakët? Përsëri naivët po mendojnë se lufta mes tyre është ndarje. Ata vetë e kishin këtë qëllim; qëllimin që ‘binjakët’ të dukeshin si të ndryshëm: Njëri i pastër si pasqyra, ndërsa tjetri i zi blozë (!). Pastaj i lëshojnë dritë blozës dhe bloza u duket si pasqyrë. Sa korrupsion të tmerrshëm që bënë e sa akuza për vrasje dhe trafiqe, tani po i ndajnë me njëri tjetrin. Kopja vjen nga dyshja Sali- Izet. Pak më herët ka qenë kopja e dysheve ‘partizan- ballist’ në të njëjtën vëllazëri; dyshja mes vëllezërve njëri ‘Murat e tjetri Nikollë’, mes dyshes në një trup njëri mjek shërbëtor i Enverit e tjetri udhëheqës i anti- Enverizmit; i dyshes dy- seksesh njëri Luli e tjetra Argita por të dy kryetar të PD; në dyshen njëri Ilir e tjetri Bes artisti. Të gjithë endin kopjen natë e ditë. Ditën që kapen në krim, atëherë ‘luftojnë’ kundër kopjes së tyre. E gjitha bëhet për të ndarë pasurinë e vjedhur në dy kopjet e të njëjtit person. Kopje, kopje, kopje!, deri në qelizë”, shkruan Frrok Çupi.

Më të lexuarat