Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama parashtroi dje punën e institucioneve të shtetit shqiptar drejt anëtarësimit të vendit tonë në BE. “Janë 761 rekomandime të KE, po ti shihni ndahen në rekomandime për shtetin e së drejtës, për mirëqeverisjen dhe pastaj ndahen në pjesë të tjera për kriterin ekonomik, tregun e brendshëm. Ajo që ne kemi bërë duke ngritur komisionin Antikorrupsion, duke parë institucionet që kanë pjesën e tyre të peshës për të mbajtur në zbatimin e rekomandimeve dhe masave. Po të shohim te pjesa e masave, institucionet zbatuese fillojnë nga Kuvendi, Kryeministrinë, departamentin e administratës publike e me radhe dhe shkojnë me tutje të shkolla e Magjistraturës, avokati i popullit etj. Ndërsa po të vijmë tek drejtësia, meqë sa herë trajtohet çështja e kësaj nisme ngrihen antenat e atyre që s’dinë se ç’flasin, shikoni se sa pjesë zë drejtësia në këtë bllok. 59% të punës. Sot që flasim. Shikoni reformën në drejtësi, sa rekomandime në këtë proces nga BE, jo nga PS, për reformën në drejtësi 32 rekomandime. Nëse këtu lexohen si konsolidimi, dhënia e pavarësisë më tutje përkthehen në masa. Që do të thotë që ky proces është jo thjesht i nevojshëm por i domosdoshëm. Vetëm fakti që ne e morë përsipër dhe askush tjetër nuk e kupton dhe prandaj e keqinterpretojnë. Ky fakt tregon sa i rëndësishëm është roli ynë dhe sa e domosdoshme që kjo punë të bëhet duke pasur në Kuvend një sy që është sot komisioni i posaçëm, nesër çfarëdo qoftë propozimi i cili me fuqinë që ka Kuvendi të mund të shoh këtë proces duke shfrytëzuar kapacitetin që i jep kushtetuta ta koordinojë këtë proces. Institucionet zbatuese këtu janë shumë qartë lidhen me ekzekutivin dhe një pjesë shumë e madhe janë të pavarura. Që nga KPK, KLGJ, SPAK, GJKKO, KLP, Gjykata e Lartë, ILD, Avokati i popullit, BSH, INSTAT, ERE, AMA, SHISH deri tek Universiteti Bujqësor”, tha ndër të tjera Rama.
Si u njoh Princeshë Diana me Mbretin Charles III?
Mbretëresha e Zemrave, siç e quanin, më 1 Korrik do të festonte ditëlindjen e saj të 63-të, po të mos...
Lexo më shumë