Sot i është dhënë lamtumira e fundit shkrimtarit më të madh shqiptar Ismail Kadare. Të shumtë kanë qenë personalitetet nga kultura dhe politika që kanë marrë pjesë në homazhet për nder të Kadaresë.
Mes tyre presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, kryetari i bashkisë së Tetovës. Ajo që është vënë re se as një ceremoni e tillë nuk ka bërë bashkë dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti. Siç duket dhe në fotot e mëposhtme Rama dhe Kurti nuk janë takuar, aq sa mbanin distancë nga njëri-tjetri.
Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur është ndarë nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare. Ai konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ku shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij është shtrirë edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.