Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, i ftuar në një intervistë televizive, renditi arsyet kryesore të largimit nga Lulzim Basha dhe bashkimin me PD.
Çollaku tha se si një themelues i Partisë Demokratike, do të jetë gjithmonë pjesë e saj pavarësisht problemeve dhe mospëlqimeve.
Ai shtoi se ai respekton vendimin e gjykatës dhe se do të jetë deputet i Partisë Demokratike pavarësisht se kush e drejton atë.
“Unë kam thënë gjithmonë që do të jem aty ku do të jetë Partia Demokratike, edhe pak kohë më parë kur konteksti i vulës ishte në zhvillim, kur ishim të bindur se vula do ishte në atë që quhej PD zyrtare, unë kam thënë që do te jem në PD dhe do të njoh vendimin e gjykatës dhe këtë mendim unë po e bëj të qartë dhe sot se unë jam, kam qenë dhe do të jem deputet i PD-së, pavarësisht kush e drejton atë. Unë do të mbetem demokrat sepse kam që në themelimin e PD kam 33 vjet që përballem me betejat e saj dhe këtë u thashë dhe kolegëve që unë çdo gjë mund të pranoj por jo të dal nga sigla e PD-së. Vazhdoj të mbetëm më të njëjtat bindje dhe parime, i qëndroj asaj çfarë kam thënë mbi marrëdhëniet me SHBA, mbi marrëdhënien në reformën në drejtësi, por i mbetem dhe do ti mbetem PD, nuk kam ndërmend të dal nga ajo”, tha Çollaku.