Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi komentoi dje situatën politike në vend. Duke folur para gazetarëve pas mbledhjes së deputetëve socialistë, zoti Çuçi zbuloi se të enjten miratohet ligji për Amnistinë Penale. “Besoj nëse do jetë gati për të hyrë në seancë e të enjtes do ta miratojmë thjesht po presim propozimet e tyre. Në parim kemi rënë dakord. Mund të ketë axhustime të vogla. Nuk do ketë tolerancë për ato vendime të GJKKO. E ka thënë edhe ministri i Drejtësisë. Janë çështje teknike, do rakordohen me strukturat e ministrisë së drejtësisë”, deklaroi ai. Ndërkohë një çështje me rëndësi për kreun e grupit socialist është dhe Komisioni për Dezinformimin që do të ngrihet së shpejti dhe do të ketë një veprimtari afatgjatë. “Sot diskutuam në lidhje me komisionin e posaçëm që kemi i kërkuar konferencës së kryetarëve në lidhje me mbikëqyrjen e institucioneve për të luftuar dezinformimin, por edhe veprime të tjera dhe ndërhyrje të tjera që mund të kenë vende jo mike të Shqipërisë për të destabilizuar Shqipërinë. Është një komision që Parlamenti Europian e ka ngritur që në 2020. Do të jetë një nga komisionet që do të japi një peshë të veçantë kuvendit që është bërë edhe problem në vende të tjera. Komisioni do ketë veprimtari gjithpërfshirëse, afatgjatë sepse duhet të shikojë gjithë veprimtarinë e gjithë institucioneve shqiptare. Konkluzione të këtij komisioni do ti shikojmë në vijim. Nuk është kaq e parëndësishme që duhet të kalojë me një rutinë nga parlamenti. Dezinformimi është fokusi kryesor, por ka dhe çështje të tjera. Besoj sinjale ka pasur të gjithë. Mendoj se dhe ju e keni shprehur shumë herë, prandaj ngrihet komisioni”, u shpreh ai. Ndërkohë sa i takon mandatit të Olta Xhaçkës, Çuçi thotë se tashmë vendimi i takon Këshillit të Mandateve, i cili nuk është mbledhur pasi parlamenti në 4 muaj ishte në “tym e flakë”. “Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është mbledhur Këshilli i Legjislacionit. Dhe Këshilli i Legjislacionit ia ka dërguar Këshillit të Mandateve dhe rregullores. 4 muaj ka qenë tym e flakë. Tani ka hyrë në normalitet dhe pritni. Vendimmarrja është e Këshillit të Mandateve. Do mblidhet”, nënvizoi Çuçi.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë