BREAKING NEWS

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te Rithemelimi, nis skenari i 2005 për rikthimin në pushtet të familjes “Berisha”, ja surprizat që pritet të ndodhin në zgjedhjet ë 2025

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te
x
BREAKING NEWS

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh prapaskenat e vendimit të Gjykatës së Apelit për kalimin e vulës dhe logos së PD te Rithemelimi

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh
x
BREAKING NEWS

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi për Ilir Metën, ja si do të dalë jashtë loje presidenti i PL dhe pse vendimi i Gjykatës së Apelit është politik, juristja Brizida Gjikondi zbulon të pathënat

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi
x
BREAKING NEWS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave, paralajmëron furtunë në listat e zgjedhjeve të 2025, shtyhet për në shtator takimi me emigrantët në Londër e Gjermani, ja kur do të mbahet Kongresi i PS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave,
x
BREAKING NEWS

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja 10 dosjet që po “kopsit” SPAK, gazetari zbardh emrat “VIP” të rrezikuar dhe tregon provat tronditëse që ka zbuluar drejtësia e re për disa deputetë të Kuvendit

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja
x
BREAKING NEWS

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130 mijë punonjësit e administratës në vend, zbardhet skema e re që do të ndiqet edhe për bashkitë

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130
x
BREAKING NEWS

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të marrë para nga koncensioni i sterilizimit, dalin dokumentet, ja si u largua menjëherë pas thellimit të hetimeve nga SPAK

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës që po thur nga banesa me besnikët e tij për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja vepra penale që ka kryer Flamur Noka për interesat e ish-kryeministrit

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës
x

Politike

Ulen pagat për administratën pa i lajmëruar, opozita akuza ndaj kryebashkiakut Benet Beci: I importuar nga Tirana, po bën kërdinë në drejtimin e Bashkisë Shkodër

Ulen pagat për administratën pa i lajmëruar, opozita akuza ndaj

Punonjësit e administratës së Bashkisë Shkodër janë përballur me një "surprizë" aspak të këndshme në marrjen e pagës këtë muaj, kjo sipas opozitës.

Eliona Kodra Shkreli, anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër nga radhët e opozitës, nepërmjet një reagimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se pa asnjë paralajmërim, punonjës të ndryshëm të administratës, janë njohur me uljen e pagës në momentin e tërheqjes pranë bankës, ajo shton më tej se ulja varion nga 4000 deri në 7000 lekë të reja.

Shkreli shprehet se të gjendur në këtë situatë, punonjësit u janë drejtuar eprorëve të tyre, por pa marrë një përgjigje.

"Të shqetësuar me këtë situatë të pakuptimtë e të befasishme, në prag të një feste të rëndësishme fetare siç është Fiter Bajrami, punonjësit kanë kërkuar përgjigje nga eprorët e tyre por kanë marrë pas vetëm heshtje dhe në të shumtën e rasteve ngritjen e supeve. E në fakt, tashmë dihet se Bashkia Shkodër drejtohet nga një kupolë e besuar e kryebashkiakut, e importuar nga Tirana, që po bëjnë kërdinë në drejtimin sa më të keq të mundshëm të Bashkisë më të madhe të Veriut.", thotë këshilltarja demokrate e Bashkisë Shkodër ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

"'Peshqeshi' i kupolës drejtuese të Bashkisë Shkodër për disa nga punonjësit e administratës me rastin e Fiter Bajramit!

Ka disa ditë që marr mesazhe nga punonjës të ndryshëm të administratës së Bashkisë Shkodër të cilët janë prekur nga ulja e rrogës, pa asnjë paralajmërim, duke u njohur vetëm kur janë gjëndur para bankomatit të bankës.
Ulja e pagës varion nga 4000-7000 lek të reja (të paktën nga rastet që më kanë shprehur shqetësimin përmes mesazheve dhe telefonatave).

Të shqetësuar me këtë situatë të pakuptimtë e të befasishme, në prag të një feste të rëndësishme fetare siç është Fiter Bajrami, punonjësit kanë kërkuar përgjigje nga eprorët e tyre por kanë marrë pas vetëm heshtje dhe në të shumtën e rasteve ngritjen e supeve. E në fakt, tashmë dihet se Bashkia Shkodër drejtohet nga një kupolë e besuar e kryebashkiakut, e importuar nga Tirana, që po bëjnë kërdinë në drejtimin sa më të keq të mundshëm të Bashkisë më të madhe të Veriut.
Drejtuesit e drejtorive janë vetëm numra të punësuar, të cilët nuk vihen në dijeni për asnjë vendim që merr kupola drejtuese, thjesht zbatojnë në mënyrë robotike ato pasi partia ia ka mbyllë gojën me një post drejtues.

Kjo reformë në pagë nuk ka prekur çdo punonjës, por janë kategorizuar të prekurit duke u bazuar s'di se ku, por vlen të thuhet se shumica e të prekurve kanë bindje të djathta politike. Punonjësit nuk kanë ku të ankohen, nuk kanë ku të kërkojnë arsye dhe shpjegime...Bashkia Shkodër është një godinë e blinduar në informacion, në një rreth të ngushtë njerëzish, që vënë në zbatim ato që shohin në ëndrrat e natës. Bashkia Shkodër ka mungesë të theksuar transparence, në një kohë që kryebashkiaku Beci e kishte një ndër pikat më të artikuluara gjatë fushatës së Tij.

Shkodranët do të dinë t'ja japin përgjigjen kësaj kupole arrogante dhe aspak profesionale që drejton institucionin e Bashkisë sikur të ishte pronë private e Saj e jo institucion në shërbim të banorëve të Shkodrës.
Është e turpshme dhe aspak njerëzore që punonjës të caktuar, në këto kohë të vështira ekonomike që kalon veçanërisht Shkodra, të përballen me ulje pagash pa i dhënë asnjë arsye dhe pa i paralajmëruar më parë. Kjo kërkon reagim dhe shpresoj shumë që Shkodra të zgjohet nga gjumi pasi çdo lloj arrogance duhet të ketë një limit.", mbyll reagimin e saj Eliona Kodra Shkreli.

Më të lexuarat