I ftuar në një emision televizivIlir Meta ka folur lidhur me mandatet e fituara me “gjak dhe sakrifica” siç e ka quajtur ai.
Ai tregon se shkak i prishjes së marrëdhënies politike është bërë vendimi i djegies së mandateve, që sipas tij janë siguruar me gjak dhe sakrifica.
Meta ka rrëfyer se gjatë fushatës i kanë rrëmbyer dhe dhunuar djalin 17-vjeçar në Berat dhe Fier.
Meta: Vajta në Lezhë dhe më ndiqnin bandita, në Berat më rrëmbyen çunin 17 vjeç, ma rrëmbyen bandat e Beratit, u shkova atje në fole ku e kishin ata dhe e liruan.
Vajta në Fier i ranë çunit 17 vjeç me lopatë në kurriz ata. Ato mandate u morën me gjak dhe me sakrifica.
Fevziu: Dhe ju ja dhuruat Edi Ramës
Meta: Jo ja dhuruan ata jo unë.