Pasi arriti pazarin me Partinë Socialiste për të asgjësuar reformën në dreqësi dhe organet e reja të dala prej saj, Rithemelimi i Sali Berishës duket se kanë shënjestruar Bashkinë e Tiranës. Na harkun kohor të dy javëve Berisha ka “ndërsyer” militantët e tij kundër kryebashkiakut, Erion Veliaj, të cilat kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë së fundmi ia jovetëm që ka thelluar sulmet ndaj kryebashkiakut Veliaj, por i ka bërë thirrje kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen duke e cilësuar si hajdut. Ai i tha Veliajt se nuk kërcënon dot qytetarët e Tiranës, sado që të puthë Ballën, teksa ka kërkuar zgjedhje të reja për Bashkinë, duke i cilësuar socialistët si hajna. Mësohet se Berisha si kandidat nëse do të ketë zgjedhje të pjesshme në Bashkinë e Tiranës do të ketë sërish Belind Këlliçin, ndërkohë që nga ana tjetër edhe kryeministri Edi Rama ka “as nën mëngë” dhe behet fjalë për zv/kryeministren Belinda Balluku. Megjithatë ky skenar do të bëhet realitet nëse kryebashkiaku Erion Veliaj do të përballet me darët e Prokurorisë Speciale (SPAK) apo edhe nëse Rama do të vendosë ta lëshojë atë, njëjtë sikundër bëri me ish-ministrat e tij, Saimir Tahiri dhe Arben Ahmetajn. Pra këto lëvizje të fundit tregojnë qartë se vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen.
Berisha kërcënon Veliajn
Por paralelisht me kërkesën për zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Berisha ka nisur edhe kërcënimet ndaj Veliajt. Duke folur nga banesa ku qëndron i izoluar, Sali Berisha është ndalur edhe te protesta e radhës që ka njoftuar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita e bashkuar, kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të drejtorëve të bashkisë, për vjedhjen 100% të tenderëve dhe parave të buxhetit nëpërmjet kompanisë private “5D”. “E premtja po afron, e premtja është dita e kryeqytetit, dita e ngritjes si vigan e qytetarëve të Tiranës për të përzënë për zverku, një qenie që nuk meriton kurrë të quhet njeri. Për të përzënë për zverku një hajdut të shpërfytyruar që u thotë qytetarëve se kam mbjellur 1 milionë pemë, mbasi ka vjedhur pagesën e 1 milionë fidanëve. Që u thotë qytetarëve se qyteti po pastrohet, paçka se nuk digjet asnjë kilogram mbetje dhe qytetarët kanë paguar për djegësin 130 mln euro. Fjala juaj, vendimi juaj, veprimi juaj mosbindja juaj civile janë kryefjala e ditës, janë shpëtimi i Tiranës, janë shpëtimi i Shqipërisë. Rrofshi ju, rroftë Tirana! Fitore, fitore, fitore! Fitorja na pret. Fitore, fitore, fitore”, deklaroi dje Berisha. Më tej Berisha ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj, se e ka kthyer Tiranën si kryeqyteti i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Nderimin tim më të madh, përulem me shumë respekt dhe nderim, para vendosmërisë tuaj, guximit dhe sakrificës tuaj. Rruga e Shpresës është rruga e drejtë, rruga drejt fitores, rruga drejt shpëtimit, drejt dinjitetit. Është rruga juaj, rrugë që krijuat në kushte dhe rrethanat më të vështira. Të dashur miq! Sot qytetarët e Tiranës dhe qytetarët shqiptarë, janë qytetarët më të vjedhur, janë qytetarët më të gjobitur, të Europës, por me zbulimet e fundit, të modelit të vjedhjes 100% të prokurimeve, këta janë qytetarët më të vjedhur në botë. Ju shifni reagimin e narkoshtetit në mbrojtje të Erion Velisë, i cili është kryetari i autoritetit kontraktor ndër të cilin janë vjedhur 100 për qind, prokurimet. Nuk ka vend në botë, përveç se Tirana, kryeqyteti i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, që një zyrtar i tillë nuk do të jepte menjëherë dorëheqjen. Kurse ai kërkon të krijojë çdo sherr për të mbajtur karrigen e tij të krimit. Por a ka qytetar më të vjedhur dhe më të gjobitur, se ai qytetar, taksat që ai paguan vidhen me modelin 100%. A nuk është ky një motiv i revoltës, i zemërimit të pakufishëm të qytetarëve të Tiranës”, nënvizoi Berisha.