BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Politike

Veliaj mirëpret anëtarët e rinj të Partisë Socialiste në Njësinë 3: Shqipëria është në ditët e saj më të mira

Veliaj mirëpret anëtarët e rinj të Partisë Socialiste

Nga Njësia 3, në vijim të turit për të mirëpritur anëtarët e rinj që i bashkohen Partisë Socialiste, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj tha se është i mirëseardhur kushdo që dëshiron të jetë pjesë e familjes së madhe socialiste.

“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se si bashkimi sjell fuqinë. Ju mund të pyesni: Si vajtëm 60% në këtë njësi? Qartazi, nuk kanë qenë të gjithë të majtë, se ndryshe do kishim qenë 60% gjithmonë, por në vitet e fundit ne jemi hapur aq shumë, saqë po ftojmë edhe ata që ndoshta për një arsye apo për një tjetër nuk kanë qenë me ne, - dikush mund të vijë nga familje të persekutuara, dikush tjetër nga familje që mund t’i kenë marrë pronën, nga familje të deklasuara – ama, fakti që jemi hapur dhe kemi kaluar mbi 50%, do të thotë se kjo parti kur hapet dhe kur i thotë dikujt: ‘Ej, ne kemi mendime të ndryshme, por nuk ka asnjë mëkat të kesh mendim ndryshe, nga ana tjetër nuk është mëkat as të ndërrosh mendim’, shtohet dhe fiton e fiton e fiton”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se kur qeverisin socialistët, edhe kundërshtarët politikë jëtojnë më mirë. “Edhe kundërshtarët tanë bien dakord se kur qeverisin socialistët, edhe ata janë më të lirë për t’u shprehur, edhe ata jetojnë më mirë, rrogat e tyre janë më të larta dhe shtëpia e tyre vlen më shumë. Ndaj, kur qeverisin socialistët, edhe ata që nuk na kanë votuar, bëjnë më shumë hajër. Shumë njerëz thonë: ‘Po mirë, s’u lodhët tre mandate në Bashki, tre në qeveri?! Lërjani dikujt tjetër!’ Por, a i thotë dot njeri Luiza Gegës, e cila meqë ka fituar shumë medalje ari, duhet ta ulë vrapin që të fitojë dikush tjetër? A u thotë dot njeri peshëngritësve tanë të talentuar, Erkandit, Brikenit, ‘shiko, mos e ngri këtë peshën, lëre të fitojë ai tjetri!?’ Ti nuk i thua dot një kampioni, mos ji kampion; ti nuk i thua dot të shpejtit, mos ji i shpejtë; ti nuk i thua dot të talentuarit, mos ki talent! Ti nuk i thua dot fitimtarit, mos fito! Partia Socialiste është partia e fitimtarëve, ndaj do vazhdojmë të punojmë e do vazhdojmë të fitojmë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi faktin se Shqipëria, nën drejtimin e Partisë Socialiste, është në ditët e saj më të mira. “Shqipëria dhe Tirana kanë ndryshuar si nata me ditën. Shqipëria, brenda një muaji, priti Sekretarin e Shtetit Amerikan, priti Presidentin Zelensky, i cili sot është njeriu më i përfolur për mirë për rezistencën ndaj agresionit rus. Liderët e Ballkanit dhe Evropës kanë ardhur disa herë në Tiranë. Kemi një Tiranë që sot ka 10 milionë turistë. Tirana është ishte Kryeqyteti Evropian i Rinisë, ishte Qyteti Evropian i Sportit, vitin tjetër do të jetë Kryeqyteti i Kulturës dhe Dialogut. Qeveria Socialiste di të bëjë shtet, di të bëjë qytet, që sot e ka zili gjithë bota. Jo se jemi perfektë, se nuk ekziston vendin perfekt, por fakti se e gjithë bota i referohet Shqipërisë dhe Tiranës së vogël, që në një kohë rekord është transformuar si nata me ditën, është kompliment për çdo socialist, aktivist dhe për çdo votues që i ka dhënë mbështetje këtij vizioni për ta bërë Shqipërinë moderne”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër, deputetja e PS, Klotilda Bushka, shprehu falënderimet e saj për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili ka qenë gjithmonë i gatshëm për punët e mira në qytet. “E falenderoj Erionin, si drejtues politik i qarkut të Tiranës, sepse ne vërtet kemi dalë Partia Socialiste e Bashkisë Tiranë me numrin më të lartë të votave për PS në zgjedhjet e fundit, por e kemi pasur kokën lart, sepse me Erionin kryetar Bashkie, kemi dalë ballëhapur para njerëzve. Të gjithë së bashku nuk kemi vajtur me listë dëshirash tek njerëzit, por kemi vajtur me zemër, si njerëz tek njerëzit, për të kuptuar cilat janë nevojat e se si ne mund të punojmë më mirë dhe ia kemi dalë dhe do ia dalim ende, sepse ka ende punë në këtë njësi për të çuar përpara”, përfundoi deputetja.

Më të lexuarat