BREAKING NEWS

Ja kush është deputeti që nxori zbuluar planin e Berishës për të penguar Lulzim Bashën që të marrë drejtimin e selisë blu, zbardhen prapaskenat nga mbledhja e Kryesisë së PD

Ja kush është deputeti që nxori zbuluar planin e Berishës
x
BREAKING NEWS

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, euro dhe paundi thyejnë rekord historik, sot kapin fundin

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, euro dhe paundi thyejnë rekord
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj Arbër Paplekajt

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj
x
BREAKING NEWS

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e targave që fundosën ushtarin e Martinaj

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e
x
BREAKING NEWS

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i menjëhershëm nga BE

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i PD-së ja ‘plas’ në sy kandidates për ambasadore në Izrael: Nuk ju shoh për këtë post, Cv-ja juaj...

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i
x
BREAKING NEWS

Ndihmoi në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata jep vendimin për ushtarin e Vis Martinajt

Ndihmoi në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata jep vendimin
x
BREAKING NEWS

Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së gjyqtares, zbardhet denoncimi i bashkëshortit të saj: Ishim në punë kur...

Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së
x

Politike

Veliaj prezanton Zonën e Lirë Ekonomike: Lajm i shkëlqyer për Tiranën, do gjenerojë 5-7 mijë vende pune të mirëpaguara

Veliaj prezanton Zonën e Lirë Ekonomike: Lajm i shkëlqyer

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, prezantuan Zonën e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik të Tiranës (TEDA) në Kashar. Përmes TEDA Tirana, Bashkia e Tiranës synon të thithë investime të huaja direkte, duke zgjeruar gamën e industrive operuese në tregun shqiptar, me fokus te industritë prodhuese si sektori automotiv, teknologjia e informacionit, elektronikë, bioteknologji, tech-logistics etj. Kryebashkiaku Veliaj tha se ndihet i lumtur që, së shpejti, do të hapen thirrjet e para për bizneset që duan të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Zonës së Lirë Ekonomike.“Ky është një projekt për të cilin kemi kohë që punojmë. Ka qenë një bashkëpunim i jashtëzakonshëm mes Qeverisë dhe Bashkisë. Bëhet fjalë për një territor të madh toke, fillimisht 35 ha, potencialisht 50 ha dhe idealisht 100 ha, në varësi si ecën projekti, i cili ndodhet në një hapësirë fushore mes dy akseve, aksit të Kombinatit dhe aksit të rrugës Tiranë-Durrës-Kashar. Kjo hapësirë do të jetë shtëpia e re e Zonës së Lirë Ekonomike të Tiranës, ku një biznes mund të investojë pa u shqetësuar se kush e ka tokën në pronësi, me sa pronarë duhet të flasë, sa negociata duhet të bëjë, kush do të jetë sekseri, apo agjencia, që do të më koordinojë etj. Nuk ka dhimbje koke si këto. Qeveria dhe Bashkia kanë krijuar një stacion, i kanë dhënë një status ligjor kësaj zone të lirë ekonomike dhe një kompani mjafton vetëm të paraqitet tek enti zbatues, për t’u akomoduar në Zonën e Lirë Ekonomike”, u shpreh Veliaj. Ai shpjegoi po ashtu diferencën që do të sjellë në tregun e punës zona e re ekonomike.“Këtu bëhet fjalë për punët e së ardhmes, jo për punët e së kaluarës. Me gjithë respektin për këdo që i ka bërë këto punë në vitin 2000, si fasonët apo call center, punë të cilat paguheshin pak, por këto në 10 vite ekonomia e vendit ka ndryshuar. Sot kemi hotele me 5 yje, në ato kullat e anatemuara, dhe sot gjysma e ekonomisë është IT dhe turizëm. Bëhet fjalë për të transferuar në Tiranë data-centerin më të madh të të gjithë Ballkanit dhe për të kaluar nga fasonët dhe call center në data center, për punë që paguajnë më shumë, me inxhinierë të teknologjisë së informacionit e dizanjer softuerësh”, deklaroi Veliaj.

 

 

Më të lexuarat