BREAKING NEWS

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret Rama-Berisha me amnistinë penale, ja si u liruan të korruptuarit dhe “puçi” që iu bë SPAK

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret
x
BREAKING NEWS

Priten presat e Sali Berishës për t’u rikthyer në Parlament, nga heqja e pagës dhe çdo përfitimi financiar, te djegia e mandatit, ja si do të nxirret jashtë politike “non-grata”

Priten presat e Sali Berishës për t’u rikthyer në
x
BREAKING NEWS

Ervin Karamuço jep detajet nga projekti i bujshëm i Londrës për të fundosur pushtetarët e lartë të korruptuar, ja kush i ka mbledhur provat për britanikët që shpallën “non-grata” Sali Berishën, në “listën e zezë” politikanë nga e djathta edhe nga e maj...

Ervin Karamuço jep detajet nga projekti i bujshëm i Londrës
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr detajet tronditëse, vrasësit që hoqën qafe Azem Hajdarin ishin nisur për të eliminuar Sali Berishën, ja kush i ka në duar provat që do të hapin “Kutinë e Pandorës” për dosjen e “shekullit”

Spartak Ngjela nxjerr detajet tronditëse, vrasësit që hoqën
x
BREAKING NEWS

Zbardhet skema që po ndjek Edi Rama për të “mbërthyer” SPAK, konstuticionalistë dhe analistët ngrenë alarmin, përplasje të forta brenda “Rithemelimit”

Zbardhet skema që po ndjek Edi Rama për të
x
BREAKING NEWS

U dhunua në mes të ish-Bllokut, zbardhen detaje të reja nga sulmi ndaj avokatit të ish kryeministrit Sali Berisha, dyshohet se shkak ishte…

U dhunua në mes të ish-Bllokut, zbardhen detaje të reja nga sulmi
x
BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x

Politike

Veliaj vizitë në Itali, takon homologët e Veronës dhe Viçencës: Zgjerojmë bashkëpunimin mes tre qyteteve për ‘Eco Tiranën’; së shpejti shtojmë shërbime të reja në Tiranë

Veliaj vizitë në Itali, takon homologët e Veronës dhe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë të shkurtër në Verona, ku u takua me kryetarin e Bashkisë së Veronës, Damiano Tommasi, dhe kryetarin e Bashkisë së Viçencës, Giacomo Possamai. Veç homologëve, Veliaj mori pjesë, si i ftuar nderi, edhe në “Fiera di Verona”, ku zhvilloi biseda me ministrin italian të Ekonomisë dhe Financave, Giancarlo Giorgetti, ministrin italian të Agrikulturës, Francesco Lollobrigida, si dhe ministrin spanjoll të Agrikulturës, Luis Planas Puchades.

Nga Verona, Veliaj ndau disa lajme të mira për qytetarët e Tiranës, lidhur me shërbimin e pastrimit të qytetit, e jo vetëm.

“Lajmi i parë i mirë është se ndërmarrja jonë e përbashkët ‘Eco Tirana’, një partneritet publik-publik mes Tiranës, Veronës dhe Viçencës, do të zgjerojë shërbimet e saj. Siç vendosi Këshilli Bashkiak, Eco Tirana do të marrë në administrim të gjithë territorin e Tiranës metropolitane, duke future në shërbim nga 200 mijë banorë çdo 2-3 muaj. Kush vjen në Tiranë sot, e di që është qyteti më i pastër. Mund të ketë debate, mund të ketë diskutime, janë mëse normale në një vend demokratik, por sot Tirana është si “dita me natën” për pastërtinë. Sigurisht, ka nevojë të pastrohet edhe më shumë. Nuk mund të mendonim një bashkëpunim më të mirë se sa me Veronën dhe Viçencën, dy qytetet më të pastra të Italisë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se një tjetër shërbim që duhet shtuar në Tiranë lidhet me krijimin e ishujve ekologjikë, ku qytetarët që kanë për të hequr elektroshtëpiake apo mobilje, t’i çojnë në vendin e përcaktuar. Ai renditi edhe disa shërbime të tjera që do të futen shumë shpejt në kryeqytet.

“Duam të ofrojmë një shërbim të ri, ku qytetarët të sjellin produkte që nuk mund të futen në kazanët e rregullt të mbetjeve. Duam të shtojmë gjithashtu edhe disa shërbime të tjera, se si mund të përdorim edhe ujin e Bovillës, por edhe tarracat e qytetit, për të prodhuar më shumë energji. Lajmi i dytë i mirë, përveç kategorisë së pastrimit dhe energjisë, ka të bëjë me eksperiencën në “Fiera di Verona”, e cila është zona më e madhe e panaireve. Kryeministri ynë dhe kryeministrja e Italisë e kanë nisur tashmë një bisedë dhe po shikojmë mundësinë sesi të gjejmë instrumentin ku Tirana të bëhet gjithashtu, pjesë e rrjetit të panaireve, të mësojmë ose të bëjmë sërish një partneritet publik-publik me panairet e Veronës dhe të Tiranës. Tirana gjithmonë e më shumë është duke u bërë kryeqendër, jo vetëm e shqiptarisë dhe e Shqipërisë, por e gjithë Ballkanit. Ne duam të përdorim këtë eksperiencë fantastike të Veronës me “Panarin e Verës”, për ta kthyer Tiranën edhe në qendrën e panaireve të Ballkanit. Te “Bulevardi i Ri” kemi dhënë leje për panaire të reja, ose qendra të reja të koncerteve. Ndërkohë, përgjatë unazës, pranë Farkës, kemi “Tregun Agroushqimor”. Ne duam të mësojmë nga më të mirët, nga Verona dhe Viçenca”, tha Veliaj.

Më të lexuarat