BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Politike

Vjehrra ishte dëshmitarja e fundit, Ilir Metën nuk e mban vendi, paralajmëron se SPAK mund ta arrestojë, ish-presidenti shton kërcënimet ndaj Altin Dumanit

Vjehrra ishte dëshmitarja e fundit, Ilir Metën nuk e mban vendi,

Altin Dumani, është një hap larg shndërrimit në një figurë historike, simbol i drejtësisë së re dhe hero i luftës për shembjen e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Dumani po harton relacionin për arrestimin e Ilir Metës. Sinjalet se dosja e tij është qepur i ka dhënë vetë Ilir Meta. Me kërcënimet ndaj kreut të SPAK, Meta duket se paralajmëroi se fleta e arrestit është thuajse gati. Gjatë një eventi dje në Shkodër, i pyetur nëse i druhet arrestimit, Meta tha se nuk ka frikë nga një prokuror që i merret goja dhe që sipas tij merr urdhra nga qeveria. “Nuk bëj presion ndaj askujt, unë them të vërtetën, aq më pak t’i druhem arrestimit nga një prokuror që i bindet Ëngjëll Agaçit, për shkak të aferave. Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetaj që të mbyllte gojën. Nuk i druhem një prokurori që i merret goja që s’di të thotë dy fjalë. Partia e Lirisë është në një rritje të papërmbajtshme, Ramaformën do ta hedhim në Lanë. Metamorfoza nuk hetohet në kohë por pas zgjedhjeve, sepse ashtu interesonte për të vjedhur votat në Shkodër”, tha Meta. I pyetur për një izolim të tij me ndërkombëtarët, Meta u shpreh se po shijon lirinë e tij duke takuar qytetarë të thjeshtë dhe jo ndërkombëtarë të kapur. “Jam aq i lumtur në lirinë time dhe në takimet e mia me Nënë Selvinë, me Ijen ne Bubq, e plot njerëz ndaj të cilëve Ilir Meta ka detyrime. Ilir Meta është i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët, Rama është i vonuar, të gjithë ndërkombëtarët e dinë që Ëngjëll Agaçi është tutori i reformës në drejtësi”, shtoi Meta.

Detajet e hetimeve të Metës

Nga ana tjetër, lidhur me hetimet e SPAK ndaj Metës ka dhënë detaje dhe gazetari Sokol Bregu. Ai tha se sulme të tilla janë të kuptueshme për shkak se Meta është i shqetësuar se ajo çfarë ka rezultuar pas hetimeve të SPAK ndaj tij, mund t’i ndërpresë përfundimisht aktivitetin politik. “Çdo njeri që po i vjen një ndërprerje e një aktiviteti politik pritet që të bëjë sulmet e veta. Unë nuk e kuptoj se çfarë do prisnim nga Meta, të thoshte “faleminderit SPAK që po më heton”? Shqetësohen më shumë ata që e shohin këtë retorikë dhe nuk shqetësohet ai. Po të ishte kaq i shantazhueshëm të gjithë ata që ishin në akuzë do dilnin të flisnin kështu dhe të shpëtonin. Ajo që ne mendonim është se duke qenë se ai ka mbajtur postet më të rëndësishme të vendit, duhet të ketë një formë paraqitje ndryshe”, u shpreh Bregu. Ndër të tjera ai tha se kjo qasje e ashpër nga Meta ndaj SPAK, vjen pasi kryetari i PL po përpiqet të shtyjë në kohë dorëzimin në GJKKO të dosjes së hetimeve mbi aferën “CEZ-DIA”.

Vjehrra ishte dëshmitarja e fundit

Ndërsa theksoi se lidhur me 3 çështjet për të cilat po hetohen Meta dhe Kryemadhi, e ëma e kësaj të fundit ishte ndër të fundit në listën e dëshmitarëve. “Mbase kjo është një mënyrë sesi Meta mund ta shtyjë në kohë të gjithë hetimin e tij. Kjo mund të jetë një frenim, një strategji që ta largojë pak në kohë dërgimin e dosjes që ka më shumë se 5 vite që hetohet. Mirëpo dosja ka qenë e pahetuar gjatë kohës që Meta ka qenë president dhe kur e humbi imunitetin, hetimi ka vijuar me shpejtësi. Ka ardhur koha që t’i japë një përfundim SPAK nëse do e dërgojë në GJKKO. Jemi në fund të hetimeve. Mesa di unë lidhur me dosjen, vjehrra ishte një ndër dëshmitarët e fundit që do merrej në pyetje por ajo është për pistën e fshehjes së të ardhurave dhe evazionit. Dje kishte një thirrje të ish-anëtarit të LSI, Ralf Gjoni për lobimin. Pra bëhet fjalë për 3 çështje”, tha gazetari. Sipas tij, SPAK nuk është indimituar aspak nga kërcënimet apo akuzat e Ilir Metës ndaj Altin Dumanit.

Më të lexuarat