BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Politike

VOA: Çfarë thonë ekspertët për Samitin e Ukrainës?

VOA: Çfarë thonë ekspertët për Samitin e

 Ekspertë të çështjeve ndërkombëtare pohuan se Samiti i Tiranës është po aq i rëndësishëm për Ukrainën sa edhe për Shqipërinë dhe për Ballkanit Perëndimor. Kjo është arsyeja, pohuan ata në intervistat për Zërin Amerikës, pse u bë thirrje për të shtuar bashkëpunimin dhe mbështetjen konkrete nga ky rajon për Ukrainën, që ajo ta përballojë agresionin rus duke shmangur sa më shumë edhe rrezikun e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.

“Nga Samiti i Tiranës për Ukrainën doli sërish se Rusia duhet bllokuar me të gjithë format e mundshme, sidomos në ekonomi dhe informacion, të cilat synojnë të shkaktojnë trazira në vendet e Ballkanit Perëndimor, siç është vërejtur vitet e fundit”, thotë për Zërin e Amerikës drejtuesi i Qendrës studimore Lëvizja Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali.

Ai theksoi për Zërin e Amerikës se ndikimi rus në këtë rajon është pasqyruar në mungesë të qëndrueshmërisë si dhe në shtimin e mundësive për të rritur trazirat në këto vende.

“Mesazhi i Samitit është që lufta është afër, kërcënimi është i madh dhe duhet në çdo çast të jemi gati për të dhënë ndihmesë secili sipas mënyrës së vet në shërbim të paqes, duke u përgatitur dhe duke kontribuar në luftën që po ndodh aktualisht”, thotë zoti Gjipali.

Ndërsa eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ledion Krisafi, në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare, thotë për Zërin e Amerikës, se presidenti Zelensky në thelb kërkoi bashkëpunim për municion, për të bashkëprodhuar armatime me Shqipërinë, duke risjellë idenë e rijetësimit të industrinë e armatimit trashëguar nga regjimi komunist, tashmë e shkatërruar, por që kjo të bëhet do të duhen shumë muaj dhe ndoshta disa vite, ndërsa mundësia që Shqipëria të japë mbështetje ushtarake është, sipas tij, shumë e vogël.

“Rusia nuk duhet të fitojë luftën në Ukrainë. Nëse kjo do të ndodhte, do të kishim një problem shumë të madh prej ndikimit rus dhe problemeve që vijnë nga Rusia në Ballkanin Perëndimor. Kjo është thënë para disa kohësh ng azoti Zelensky, e u tha sot edhe nga zoti Rama. Bosnja mund të jetë vatra e parë problematike në këtë radhë; një fitore ruse do t’u jepte zemër serbëve në Bosnje Hercegovinë të shkëputeshin prej saj me mbështetjen e Rusisë. Skenari i Donbasit dhe skenari i Krimesë në veriun e Kosovës është shumë i mundshëm. Banjska në fund të shtatorit të kaluar tregoi që nëse policia e Kosovës nuk do të kishte qenë vigjilente dhe e afë për t’u përballur me atë ngjarje, atëherë mund të kishim një skenar të Krimesë edhe në veriun e Kosovës”, thotë zoti Krisafi.

Angazhimi i Shqipërisë në çështjen e Ukrainës, sipas ekspertëve, ka një rëndësi të veçantë, sepse dëshmohet që politika e jashtme e sigurisë e Tiranës zyrtare është plotësisht e përputhur me atë Bashkimit Europian, ndërsa jep një mesazh për vendet e tjera në këtë rajon, që edhe ato të jenë po aq të qarta dhe të vendosura pro Ukrainës.

“Ne jemi me bindje në rrugën e mbështetjes së plotë të Ukrainës dhe të popullit ukrainas përballë agresionit, por është e rëndësishme për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si Serbia dhe Bosnja, që nuk kanë rënë dakord me sanksionet e vendosura për shkak të lidhjeve të tyre ekonomike etj. ky është një mesazh i rëndësishëm, që nga Tirana u çohet këtyre vendeve edhe në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian; nuk mund të ketë qëndrime të ndryshme, se këto shkaktojnë probleme edhe kur janë brenda vet BE-së, dhe është një nga kushtet për anëtarësim të këtyre vendeve për të patur një politikë të njëjtë me atë të BE-së”, thotë zoti Gjipali.

Nga ana tjetër, studiesi Krisafi vlerësoi faktin se Shqipëria është e angazhuar me mbështetjen për Ukrainën me nismat pro saj gjatë dy vjetëve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së bashkë me SHBA-të dhe në vazhdim.

“Ky i sotmi vjen në vazhdën e shumë samiteve, pas vizitës në Shqipëri të Sekretarit Blinken, takimeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë dhe këto e kanë kthyer Tiranën në një qendër diplomatike të rajonit. Kjo nuk po ndodh asn ë Beograd, asn ë Shkup, as në Sarajevë, por po ndodh në Tiranë dhe nuk po ndodh rastësisht. Kjo është mbi të gjitha konfirmim i politikës së jashtme të Tiranës. Për Ukrainën kjo shënon një mbështetje simbolike, sepse rajoni mund të japë vetëm mbështetje morale. I vetmi vend që mund të jepte mbështetje ushtarake është Serbia, por për shkak të politikës së vet, ajo është më shumë pro-ruse se sa pro-europiane”, thotë zoti Krisafi.

Ekspertët besojnë se Ukraina nga Samiti i Tiranës një mbështetje simbolike por domethënëse, se ky Samit ishte një vlerësim për politikën e jashtme të Shqipërisë, ndërsa Kievi është i vetëdijshëm për mbështetjen e pakët praktike, që mund të japë Ballkani Perëndimor, një mbështetje që qëndresa e gjatë ukrainase e pret nga SHBA-të dhe Bashkimi Europian.

 

Më të lexuarat