Zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi edhe sot i është drejtuar kryesocialistit Rama për thyerje të ligjit, për shkak të mosdeklarimit të ardhurave, por edhe për mospagim të taksave. Në daljen e radhës për mediat, Vorpsi deklaroi se kanë kaluar 10 ditë dhe Edi Rama ende fsheh të vërtetën nga qytetarët për taksat e tij të papaguara.
“Raportet e lajmeve konfirmuan përsëri para dy ditësh se Edi Rama ka refuzuar të paguajë taksat, për miliona lekë të ardhura nga libri i tij Kurban”, bëri të ditur Vorpsi.
"Këto janë të vetmet të ardhura, për të cilat ne jemi në dijeni. Por Rama ende nuk i përgjigjet as pyetjeve më të thjeshta për taksat e tij, ose të japë ndonjë provë nëse i ka paguar ato".