BREAKING NEWS

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret Rama-Berisha me amnistinë penale, ja si u liruan të korruptuarit dhe “puçi” që iu bë SPAK

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret
x
BREAKING NEWS

Priten presat e Sali Berishës për t’u rikthyer në Parlament, nga heqja e pagës dhe çdo përfitimi financiar, te djegia e mandatit, ja si do të nxirret jashtë politike “non-grata”

Priten presat e Sali Berishës për t’u rikthyer në
x
BREAKING NEWS

Ervin Karamuço jep detajet nga projekti i bujshëm i Londrës për të fundosur pushtetarët e lartë të korruptuar, ja kush i ka mbledhur provat për britanikët që shpallën “non-grata” Sali Berishën, në “listën e zezë” politikanë nga e djathta edhe nga e maj...

Ervin Karamuço jep detajet nga projekti i bujshëm i Londrës
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr detajet tronditëse, vrasësit që hoqën qafe Azem Hajdarin ishin nisur për të eliminuar Sali Berishën, ja kush i ka në duar provat që do të hapin “Kutinë e Pandorës” për dosjen e “shekullit”

Spartak Ngjela nxjerr detajet tronditëse, vrasësit që hoqën
x
BREAKING NEWS

Zbardhet skema që po ndjek Edi Rama për të “mbërthyer” SPAK, konstuticionalistë dhe analistët ngrenë alarmin, përplasje të forta brenda “Rithemelimit”

Zbardhet skema që po ndjek Edi Rama për të
x
BREAKING NEWS

U dhunua në mes të ish-Bllokut, zbardhen detaje të reja nga sulmi ndaj avokatit të ish kryeministrit Sali Berisha, dyshohet se shkak ishte…

U dhunua në mes të ish-Bllokut, zbardhen detaje të reja nga sulmi
x
BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x

Politike

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, analisti i njohur zbërthen prapaskenat e forta: Ende nuk është dënuar ushtria private e PD-së

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, analisti i njohur zbërthen prapaskenat e forta:

Ngjarja e ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe thirrja për të dëshmuar Gazment Bardhi shkaktoi debat në studion e emisionit “Real Story”. Analisti Skënder Minxhozi thotë se ende e kësaj dite nuk është dënuar ajo që ai e quajti si ‘ushtria private e PD-së’.

Analisti Artur Zheji shprehet se nëse Bardhi, i cili asokohe ishte drejtuesi politik i PD në Elbasan, del mirë në lidhje me këtë ngjarje, atëherë del në publik si një ‘demokrat luftarak’ që nuk u trmeb nga bandat. “Mendoj se dikush do t’i bëjë favor Gazit që të dalë si një viktimë pa faj”, u shpreh Zheji.

Zheji: Ngjarje e rëndë po kjo struktura kapi gjëra domethënëse, kapi dokumente false që policia nuk i pa. Megjithatë, mendoj se këtu nëse i bëhet kjo hapje e këtij kazuzi, mendoj se Gazi del mirë sepse nuk është nga ata tipa që merr armë dhe komandon të shtëna. Mendoj se dikush do t’i bëjë favor Gazit që të dalë si një viktimë pa faj. Vëmendja mediatike është gjithçka. Gazi po luan për t’u bërë lideri absolut i PD, kjo është ëndrra, bindja dhe ambicia e tij. Ai do të fshijë të gjithë konkurrentët në PD, ka marrë fluks të mbarë nga doktori dhe nëse ky kazuz i cili viktimizon Gazin sikur ai shkaktari i vrasjes së dhimbshme, dhe del i pafajshëm, ai del fitimar dhe rikthehet me një atributet e një demokrati luftarak që nuk u tremb nga bandat e Elbasanit. S’e di kush po ia bën këtë dhuratë Gazit se nuk është tipi që urdhëron vrasje apo lëviz gishtin.

Minxhozi: Askush nuk e akuzon Bardhin se ka vrarë atë ditë. Ai është thirrur për shkak të detyrës. Thashë që nuk ka elemente që të lidhin politikanin me krimin. Ishte shefi politik i qarkut të Elbasanit. Të tjerat i sqaron një hetim që siç e thashë nuk është bërë me themel për atë ngjarje kaq të rëndë. Problemi nuk ishte ngjarja vetë por nisma politike e partisë për të krijuar milici private dhe kjo do të çonte në kurs përplasjeje ashtu siç çoi me struktura të policisë së shtetit.

Zheji: Unë them gjë tjetër, nëse dikush do dhe të prodhojnë një hero që sfidoi Elbasanin, atëherë ja ta provojmë…

Minxhozi: Nuk e krijoi PD e Elbasanit milicinë private. Partia qendrore.

Zheji: Shko te Luli, jo te Gazi.

Minxhozi: Te Gazi sepse aty krisi pushka…

Zheji: Sepse Gazi ka qenë aty ku ndodhi episodi.

Minxhozi: Sepse aty u bë relevante.

Zheji: Nëse ka pasur një organizatë për ngritjen e votës, e ka ngritur Lulzim Basha dhe jo Bardhi.

Minxhozi: U evidentua Elbasani me Bardhin brenda sepse aty ndodhi një vrasje edhe për shkak të kësaj strukture. Por nuk tha askush se atë e mori Bardhi për të vrarë dikë dhe tani del i pastër. Unë po dënoj vetë strukturën dhe dënimi i kësaj strukture në rrugë ligjore, ende sot që flasim, i ushtrisë private që krijoi PD nuk është bërë.

Më të lexuarat