Pas vrasjes së policit në Leposaviq ka reaguar dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Meta ka dënuar sulmin kriminal që i është bërë policisë së Kosovës.
Ja postimi i plotë i Metës:
Partia e Lirisë dënon sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës në Leposaviq me pasojë vrasjen e një punonjësi policie dhe plagosjen e një tjetri.
Kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit.
Mbështesim Policinë dhe autoritetet e Kosovës për të garantuar sigurinë publike dhe ndëshkuar autorët e kësaj ngjarje kriminale.