Enkelejd Alibeaj në një intervistë për një emision foli për divorcin e tij politik me Sali Berishën, pasi ky i fundit mori logon dhe vullën e PD-së me vendim gjykate.
Ai u shpreh se ka bërë deri në momentin e fundit për të rinovuar PD që të mos rikthehej edhe një herë 30 vite më parë, një parti e njëshit, ka private pa asnjë lloj shprese ka për të qenë shpresë për shqiptarët.
Më tej Alibeaj tha se PD u rikthye pronë private pa asnjë lloj shprese për të qenë shpresë për shqiptarët.
Pjesë nga intervista:
Njëkohësisht, si e lexoj unë, duket si një mesazh për ti thënë pjesës tjetër të PD, që nuk e ndjejnë shohin nga Sali Berisha të thonë, ok lëvizim. Akti i z.Basha që thotë të bëjë rekurs, mund të ketë sens juridik por nuk ka sens politik, kur ju jeni më pak se një vit nga zgjedhjet. Keni deklaruar se do të merrni pjesë në zgjedhje…
Alibeaj: Besoj ky është një konsensus i thënë nga të gjithë, jo vetëm nga unë dhe Basha, por edhe shumë të tjerë.
Tani çfarë do bësh, do presësh rekursin apo do fillosh ringritjen e strukturave të Partisë që nuk do të bashkohen ballkonit?
Alibeaj: Po them gjënë tjetër e shpjegova edhe pak më parë, nuk ishte thjesht dhe vetëm një ankim juridik i bërë nga juristi Enkelejd Alibeaj. Nuk lexohet një parti si një studio legale, çdo akt juridik, ankimi ishte një i tillë, kishte një synim politik. Përpjekje të bëra deri në momentin e fundit për ta rinovuar PD që nuk është një herë 30 vite më parë, një parti e njëshit, ka private pa asnjë lloj shprese ka për të qenë shpresë për shqiptarët. Me rrezikun e mesa duket nuk është një ofertë e publikut shqiptar ndaj ishte një histori e madhe e natyrës politike për t’u lexuar kështu. Koha politike ecën shumë më shpejt se sa rregullat procedurale. Lidhur me rekursin, unë do të isha për të bërë rekursin vetëm për një arsye, thjesht për të testuar sistemin, nuk do shpresoja asgjë më shumë se sa kaq.