BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Politike

Vula e PD, Sefa: Çdo palë të pranojë vendimin e Gjykatës, Bardhi mbledhje imagjinare të këshillit, s'mund ta çregjistrojnë Bashën

Vula e PD, Sefa: Çdo palë të pranojë vendimin e

Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit për logon dhe vulën e Partisë Demokratike dhe dërgimin e kësaj çështje për rigjykim në apel me një tjetër trup gjykuese. Sa i takon kësaj çështje, Indrit Sefa Sekretari për Çështjet Ligjore në PD theksoi dje në një media se kërkon nga Gjykata që të vendosë ta shqyrtojë çështjen sa më shpejtë. Madje Sekretari për Çështjet Ligjore nënvizoi se PD do ta pranojë cilido të jetë vendimi i Gjykatës. “Shpresoj që brenda muajit të ketë zgjidhje madje i bëj thirrje gjykatës dhe trupit gjykues që të vendosin një datë sa më të shpejtë për shqyrtimin e kësaj çështje. Çdo palë të pranojë vendimmarrjen e gjykatës. Ne do e pranojmë çdo vendimmarrje të gjykatës së apelit. Flas në emrin tim dhe në emër të PD. Çdo palë duhet ta pranojë. Të marrë një vendim larg influencave politike që e vlerëson që është e drejtë. PD kërkon të shqyrtohet në një kohë sa më të shkurtër”, deklaroi ai. Po ashtu, një formë presioni Sefa e ka cilësuar letrën që Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj i ka dërguar një letër Gjykatës së Apelit. “Mënyra e formulimit të letrës dhe mënyra si dërgohet kjo letër si nënkryetar i kuvendit.  I është drejtuar gjykatës letrën si zëvendës i Lindita Nikollës. Kjo do të thotë se personi që i adresohet gjykatës me këtë letër ka kulturë të pakët juridike, institucionale”, u shpreh ai. Ndalur te Reforma Zgjedhore, teksa theksoi se palët nuk i duan listat e hapura, ai u shpreh pro propozimit të Rithemelimit për koalicione parazgjedhore.  “Këta janë akoma në nivelin që kryetari i partisë cakton listën këta janë në listë dhe votohet partia. Këta duan të votohet partia dhe të mos votojnë këta. Këta thonë votoni partinë por përfaqësues të popullit jemi ne. Jemi shumë dakot që të rikthehen koalicionet. Nëse palët bien dakort për të pranuar koalicionet para zgjedhore jemi dakort nuk kemi asnjë kundërshtim. Por me sa shoh listat e hapura janë një imazh i largët. Pra nuk i sulmon PS listat e hapura por Rithemelimi, këta vullnetarë të rinj të Ramës për të thënë që nuk i duam”, tha ai. Ndërkohë Sefa një koment pati edhe për vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila ka shtyrë seancën për shqyrtimin e kërkesës së Gazment Bardhi për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD. Ai tha se Bardhi ka bërë mbledhje imagjinare të këshillit kombëtar, ndërsa gjykata sipas tij ende nuk ka marrë vendim nëse Rithemelimi mund të bëjë kërkesë të tillë. “Procesi ka nisur në 27 korrik me kërkesë të Bardhit. Siç e mbani mend bëri mbledhjen e këshillit imagjinar. Deri më tani gjykata nuk ka marrë një vendim nëse këta munden të bëjnë kërkesa të tilla”, nënvizoi Sefa.

Më të lexuarat