Enkelejd Alibeaj në një intervistë për një media, foli dje për divorcin e tij politik me Sali Berishën, pasi ky i fundit mori logon dhe vulën e PD-së me vendim gjykate. Ai u shpreh se bëri përpjekje deri në momentin e fundit për ta rinovuar PD që të mos rikthehej edhe një herë 30 vite më parë, një parti e njëshit, pronë private pa asnjë lloj shprese tashmë për të qenë shpresë për shqiptarët. Më tej Alibeaj tha se PD u rikthye pronë private pa asnjë lloj shprese tashmë për të qenë shpresë për shqiptarët. “Besoj ky është një konsensus i thënë nga të gjithë, jo vetëm nga unë dhe Basha, por edhe shumë të tjerë. Po them gjënë tjetër e shpjegova edhe pak më parë, nuk ishte thjesht dhe vetëm një ankim juridik e bërë nga juristi Enkelejd Alibeaj. Nuk lexohet një parti si një studio legale, çdo akt juridik, ankimi ishte një i tillë, kishte një synim politik. Përpjekje të bëra deri në momentin e fundit për ta rinovuar PD që të mos rikthehej edhe një herë 30 vite më parë, një parti e njëshit, pronë private pa asnjë lloj shprese tashmë për të qenë shpresë për shqiptarët. Me rrezikun e madh që mesa duket nuk përbën një ofertë të re sot për publikun shqiptar ndaj ishte një detyrim i natyrës politike për t’u lexuar kështu. Koha politike ecën shumë më shpejt se sa rregullat procedurale. Lidhur me rekursin, unë do të isha dakord për ta bërë rekursin vetëm për një arsye, thjesht për të testuar sistemin, nuk do shpresoja asgjë më shumë se sa kaq”, deklaroi ai. Ndërkohë Enkelejd Alibeaj deklaroi se rruga e vetme është ndarja totale nga berishzimi. Alibeaj tha se Sali Berisha nuk përbën më ofertë për shqiptarët, në mënyrë që të ketë mundësi të sfidojë ofertën e kryeministrit Edi Rama. Në lidhje me Partinë Demokratike, ai tha se nuk do duhet të mbarte brenda një individ që ka një peshë të rëndë në supe politike, non grata, është politike mbi të gjitha.
“Po dal të pi një…”/ Çiljeta zbulon si reagoi kur gruaja e Albanit u nda nga jeta
Thonë se rastësia është mbreti i botës. Kështu duket të jetë edhe historia e lidhjes së dashurisë së Çiljetës dhe...
Lexo më shumë