BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Politike

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë

Ish-Komisari i Regjimentit të Katrave Silurues në Sazan, njëherësh ish-komandant i Kapitanerisë se Portit Vlorë dhe ish-shef i navigacionit detar, Ylli Meçe ka reaguar ashpër pas deklaratave të bëra nga kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi. Ky i fundit dje akuzoi partizanët se nxitën luftë vëllavrasëse në të katërta anët e Shqipërisë, ndërsa gjithashtu i akuzoi se gjatë Luftës së Dytë Botërore kryen vrasjet, prenë koka njerëzish, u nxorën sytë, iu prenë hundën, veshët dhe organet gjenitale qytetarëve të pafajshëm shqiptarë. Por në përgjigje të këtyre sulmeve, ka reaguar edhe zoti Meçe, i cili gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh, teksa zbardh skandalet e ballistëve. Po ashtu, ai sfidon Alimadhin dhe i dërgon një mesazh, ndërkohë që zbulon faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët.

Ja reagimi i plotë i Ylli Meçes për gazetën “SOT”

Tentativa që Alimadhi po bën për të pastruar skandalet e Ballit

Artikulli i shkruar tre ditë më parë nga ana ime, si duket e ka ngarkuar me emocione zemërimi kreun e ballisteve Adriatik Alimadhi, i cili ka rene ne hall te madh në kërkim te pastërtisë së figurës morale te këtij organizmi tradhtaresh qe historia e ka damkosur me vulën e turpi e që do t’u ngelet në shekuj. Ne artikullin e vet Adriatiku qe unë mund ta konsideroj si nje nga polemikat me te dobëta qe kam hasur, dua ta nënvizoj se ky lloj kryetari qe është vënë në ballë të "Ballit", kërkon të na mbush mendjen se Mit’hat Abdyl Frasheri, kryetari klasik i kohes se luftes, nuk eshte dosido por rrjedh nga nje derë e madhe patriotesh e që le indirekt te kuptohet se dhe "Tatja" deomos do te ish patriot i madh. Por Alimadhi harron dhe fjalen e urte te popullit i cili thote : "Nga ferra del trendafili...por dhe nga trendafili del dhe ferra " dhe me tej ne thiriadën e vet mundohet te shplajë lyrën e Ballit që dhe pse ka kaluar treçerek shekulli e nuk po i del. Adriatiku, sigurisht qe do e justifikoje sepse ballistet modernë nuk e kane vendosur ne krye kot per se koti. Ai ende nuk e kupton se Lufta dhe pushtimi që na bënë nazi-fashistet vendosen jo vetem ne Shqipëri, por ne gjithe Evropen e pushtuar qendrimin klasave e shtresave te ndryshme të shoqërisë madje të çdo vendi në këtë periudhë nga me te errëtat e me te pergjakshmet te kontinentit tonë por dhe në disa vende te botes. Pra, pushtimi beri njekohesisht dhe diferencimi e tyre. Jo rastesisht V. Kuislingu u bë bashkëpunëtor i gjermaneve, sikurse dhe Horti i Hungarise, Antonesku i Rumanise, Mihajloviçi i Jugosllavisë Verlaci i Shqipërisë etj, etj. "Balli i kombit" e ka origjinën qysh para pushtimit, sepse ai rrenjet i hodhi ne Itali për t'i paraprirë pushtimit dhe pikerisht keta krere do të na vinin me vone ne Shqiperi bashke me pushtuesit, Balli njëkohësisht qe ish "ajka" "paria" deomos do e pranonin fashizmin sikurse e pranuan nga qe kishin ata interesat e tyre.

Krijimi i Ballit Kombëtar

Balli Kombëtar lindi ne këto rrethana dhe duke qenë se te fashizmi ata shikonin prespektiven e tyre si klasë, ju bashkëngjiten krejtësisht ku ne forma te maskuara e ku hapur fare. Qe te realizonin hipokrizinë e vet politike ballisteve u duhej te tregoheshin te pakten dhe formalisht si " patriote e atdhetare" ndaj ne këto kushte thirrjes se Konferencës se Pezes ju pergjigjen dhe pse formalisht e pranuan parullën lufte kundër armikut pa dallim feje krahine e ideje, de fakto ne praktike ata u bene pale me armikun. U bënë palë, sepse ata nuk mund ta tradhetonin klasen qe i lindi e i rriti, sepse te fashizmi ata shikonin ne fund te fundit dhe ekzistencen e tyre si klase. Ballistet e dinin fort mire se komunizmi ne themel ka shoqerine e barabarte pa shtypje e shfrytezim klasor( qe dhe ata vet e futen ne programin e tyre enkas per te lene te kuptohej se ishin per barazi shoqerore, por qe praktika dhe veprimtaria e gjithe periudhes se luftes dhe pas luftes( kur na vinin si diversante) tregonte se ata ishin kunder "komunizmit" dhe si rrjedhoje dhe kunder PKSH-se. Nisur nga keto perfundime "balli " kurre se si nuk do te pranonte rolin udheheqes te PKSH-se ne te gjithe diapazonin kohor qe u zhvillua lufta dhe do ti kundervihej luftes partizane. Gabimi fatal i shkalles se tradhetise së "Ballit Kombëtar" qendron te fakti i pjesëmarrjes si bashkepuntor i fashizmit gje qe ate ky qendrim e diskretitoi publikisht ne popull dhe ne arenen e aleateve tane Angli Amerike e URSS. Jane fakte te pa mohushme se shumë ish kuestore, apo dhe nenpunsa te Qeverise se aso kohe qe komandoheshin nga jerarket fashiste, ishin ant. te udheheqjes se Ballit Kombetar, ndaj dhe nuk eshte e rastesishme marrveshja qe benin me italianet qe te luftonin komunizmin. Dihet se bashkimin e Shqiperise qe bene fashistet italiane me Kosoven ballistet tane e perdoren si nje" akt madhor" qe bente fashizmi ne drejtim te "Shqiperise etnike" duke mos e kuptuar aspak se fashizmi nuk beri gje tjeter vecse ndroi pushtuesin nga serb - ne italian, veç kesaj here nje pushtim më të gjerë etnik. Gjate gjithe kohes ku ne menyre te heshtur e ku hapur fare ballistet u bene pale me pushtuesit paçka se kishin dhe te ashtuquajturat çetat e tyre te çarvalitura.

Bashkëpunimi i ballistëve me pushtuesit nazifashist

Ja nje shembull nga AQSH 1943: Ne nje leter drejtuar komandes se batalionit "Reshit Çollaku" ne Moker kumandaret balliste H. Blloshmi e H. Çela shkruajne: Nese ju goditni forcat italiane ne do ju godasim juve mbas kraheve, sepse ne nuk pranojme te goditen italianet ne rajonin tone": Kjo eshte e zeza mbi te badhe dhe Adriatiku mund ta gjeje ne arkiva. Aq te hapura kane qene veprimet e Ballit saqe kish raste qe alarmoheshin dhe vet kreret e tyre sikurse eshte letra nr.3 qe A.Kelcyra i dergon KQ te Ballit per masakren e Libohoves ku thuhet: "Ballistet e atjeshem me Nexho Bejlerin e ne krye na kane kompromentuar shume rëndë përpara opinionit publik duke luftuar sebashku me italianet kunder komunisteve duke vrare 20 te pafajshem".. pra vet Ali kelcyra i cili kish hartuar marveshjen kunder bandave komuniste te kuqe alarmohet aq shume sa qe smerrej vesh se kush ish ushtri armike e kush ish bashkepuntori. Keto i takojne periudhes se fashizmit italian deri ne korrik te vitit 1943, sepse me ardhjen e "gjerman agait" balli leshoi "patickat" italiane hoqi shajaket dhe u pajis me poture gjermani me me arme te tjera te markes "belgik"(belçik) madje kudo gjithe krenari parakalonin bashke me gjermanin. Deomos sepse Mithat beu i kish porositur ne shtatorin e vitit 1943 qe te mos ngrinin arme kunder gjermanit. dhe ne nje pike te artikullit te vet Alimadhi deklaron zbulimin me te madh historik te padegjuar ndonje here se... "Ata ( partizanet) fituan per shkat te sinqeritetit vllazeror qe kishte dhe tregoi balli. Mbase kjo eshte e verteta me e madhe e thene pa dashje .Po Tiku ashtu eshte ne fituam sepse ju u bete vellezer te sinqerte me italine fashiste dhe Gjermanine naziste ! Ja pse ju urrejti dhe populli. Por nje kerkese personale e kam: Te lutem ma gjej ate kryqin e thyer qe Hitleri dekoroi ish ant, e KQ të Ballit Azis Çamin, sepse na duhet ta kemi si deshmi qe ju luftuat kunder nazi-fashizmit...dhe dekoraten Hitleri jua u dha pikerisht juve....qe e luftuat se ishit trima qe te merrnit gjak ne vetull e jo shaka...

Mesazhi për Alimadhin

Gjithsesi ajo qe me ben pershtypje te ju eshte fakti se nga inati qe kini kunder "komunizmit" mohoni dhe deshmoret e rene per atdhe. Se perse e urreni komunizmin eshte puna e juaj dhe nuk kam pse tju merzitem sepse keshtu na kini urryer dhe gjate lufte dhe kur na vinit si diversante te derguar nga "mergata e qyqeve" nisur nga Evropa..ama të porosis që me deshmoret dhe me gjakun e tyre mos luaj sepse nuk ka ngele ne doren tende dhe te asnje tradhetari te merret me gjaskun e deshnmmoreve tane. Ju merruni me tradhetaret tuaj, te cilet ne i ndeshkuam me ashpersi te madhe qe ju tashme i quani " krime te komunizmit" por interesante eshte se ju fjaline e lini deri ketu dhe nuk vazhdoni te thoni "krime te komunizmit kunder tradhetarve te vendit qe bashkepunuan me armiku para dhe mbas lufte". Nese je i zoti shko cep me cep te Shqiperise në vorrezat e deshmoreve dhe numeroji. Atje jane dhe te rene.. por kam merak se mbasi te perfundosh numerimin...do ecësh nëpër rruget e Tiranes tërë kohen duke folur me vete. Mjerani ti! Nuk gjen ne asnje vend te botes te mohoje deshmoret dhe heronjte dhe ti kujton se historia e tyre fillon me daljen e Ballit ne skenen politike. Ti nuk e di se deshmoret tane e filluan qe në 7 Prill 1939 me M. Ulqinakun dhe per 5 vite ky progresion u rrit si nga deshmoret tane ashtu dhe nga te renet e armikut, por ske cti besh mbase ke dhe te drejte sepse i numeron sipas "matematikes luliane" . Hallemadhi ti qe nuk e kupton se ne ne Nendorin e vitit 1944 vetem partizane femra kishim sa dyfishi i ballisteve. Ju thoni se ka ardhur koha qe populli yne te jete i bashkuar dhe ti lemë menjanë mërite e vjetra e te reja. Po dhe une njemendsohem me ju veçse me perpara duhet te kerkoni ne emer te ballisteve klasike te luftes falje popullit shqiptar duke deklaruar se Balli Kombetar i kohes se luftes u be bashkepuntore e armikut dhe mercenare te tyre, ne ballistet e rinj me mua A.Alimadhin ne krye distancohemi nga politika tyre. Atehere po, atehere do te jemi me te vertete miq te mire me njeri tjetrin. E di ti Tiku qe Hamza Kastrioti ka gati 6 shekuj qe i lutet ne gjunje Skenderbeut ta fale per tradhetine e tij dhe Skenderbeu i thote: Mirë se unë po te fal, po ti qe je dhe gjaku im nuk ta fal historia, problemin nuk e ke me mua por me Historine ?!. Se fundi na permende se ne veteranet paguhemi nga ju . Nese me "ju" e kini fjalen per "Ballin" e deklaroj solemnisht se do ishte turpi me i madh qe nje veteran lufte apo pune te finacohej dhe shperblehej nga ju. Nese do ish keshtu do ish turpi me i madh per ne dhe e deklaroj solemnisht se asnje veteran pune e lufte nuk do e merrte nje shperblim te tille. Ate honorar na e ka dhene djersa e gjaku yne, por t’i keto gjera nuk i kupton sepse te irritojnë yjet partizane.

Më të lexuarat