
"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri", Klodiana Lala denoncon standarin e dyfishtë të gjykatave, avokati i ish-ministrit e 'kërcënon' hapur: Të isha në studio do flisnim ndryshe

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin ndaj Tahirit: Lirimet para kohe me kusht ndodhin rrallë, nuk do përbënte lajm nëse...

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar nga Basha dhe Alibeaj"? Bardhi flet për 'fatin' e tyre dhe habit me deklaratën: Nuk janë problem i përçarjes

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të ftohtë’ qeverinë: Vendim luksi, thjesht kërkoni një ministër në burg si rezultat të drejtësisë

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat e bujshme nga arrestimi i zyrtares së lartë të Shëndetësisë

Zarfi i "ëmbël” fundos zyrtaren e lartë, zbardhet dëshmia e Sekretares së Përgjithshme e Shëndetësisë

Tensionet në veri, gazeta gjermane trondit me artikullin: Politikat e Kurtit, në përputhje me planet serbe për destabilizimin e rajonit

Zaptuan foltoren dhe bllokuan seancën plenare, Berisha dhe 4 deputetë të “Rithemelimit” përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi, Gjekmarkaj “thumbon” Alibeajn për nismën e shkarkimit të Nikollës

Shkruar nga Dario VELAJ 28 Janar 2023

5 deputetë demokratë të Grupit të Rithemelimit në PD përjashtohen për 10 ditë nga Parlamenti dhe komisionet parlamnetarë, pasi bllokuan punimet e Kuvendit ditën e enjte. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetët e tjerë të “Foltores” Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka u ndëshkuan dje nga Sekretariati për Etikën, Votimet dhe Procedurat në Kuvend. Përjashtimi i tyre erdhi pas kërkesës të 7 deputetëve të PS: Ismet Beqiraj, Petro Koçi, Arben Pëllumbi, Ermonela Felaj, Mimi Kodheli, Denis Deliu dhe Gerta Duraku, që cilësuan të pahijshme dhe jo etike zaptimin e foltores së parlamentit, krijimin e kaosit dhe bllokimin e punimeve të Kuvendit nga 5 deputetët demokratë. Pas përjashtimit nga seanca e djeshme, Kryesia e Kuvendit vendosi një masë akoma më penalizuese ndaj Berishës, Palokës, Këlliçit, Spahos dhe Nokës. Ky vendim erdhi pasi të enjten PS nuk pranoi ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend për të thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama, për të dhënë shpjegime lidhur me skandalin e ish-agjentit të FBI të arrestuar, Charles McGonigal, i cili akuzohet se ka marrë ryshfet 225 mijë dollarë nga Rama për të lobuar kundër PD. Në këtë situatë, demokratët e Berishës bllokuan punimet duke detyruar kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla të mbyllë seancën pas 1 ore.
Kërkesa e 7 deputetëve të PS
“Në seancën plenarë të datës 26.01.2023, pesë deputetë të opozitës, Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka u sollën në mënyrë të pahijshme dhe jo etike, duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenarë dhe duke shkaktuar kaos në seancë. Konkretisht këta pesë deputetë, zaptuan foltoren dhe penguan zhvillimin normal të seancës plenare, duke bërë të pamundur që deputetët të merrnin fjalën, siç ishte parashikuar në rendin e ditës. Edhe pas tërheqjes së vëmendjes dhe dhënies së vërejtjes nga drejtuesja e seancës, deputetët e sipërcituar vazhduan të pengonin zhvillimin e rregullt të seancës plenare, duke mbajtur të zaptuar foltoren. Gjithashtu, drejtuesja e seancës u detyrua të merrte edhe masën disiplinore‘Për përjashtimin nga seanca plenare’ ndaj tyre, por pavarësisht kësaj, këta deputetë nuk pranuan të dalin nga salla’. Bazuar në Rregulloren e Kuvendit, neni 63, pika 1, gërma ‘ç’ dhe neni 65/1, pika, gërma ‘a’, kërkojmë marrjen e masës disiplinore ‘Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare deri në 10 ditë’ ndaj këtyre deputetëve”, thuhet në kërkesën e 7 deputetëve socialistë”, shkruhet në kërkesën e 7 deputetëve të PS drejtuar Sekretariatit për Etikën, Votimet dhe Procedurat në Kuvend.
Gjekmarkaj: Më mirë të shkarkonim Ramën në vend të Nikollës po të kishim votat
Deputeti demokrat dhe n/kryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj la të kuptohet se iniciativa e grupit parlamentar të PD për nisjen e procedurës së shkarkimit të Lindita Nikollës për keqpërdorim të detyrës dhe dëmtim të parlamentarizmit, duke u kthyer të enjten në “mburojë” të Edi Ramës, është në fakt iniciativë vetëm e kreut të deputetëve të PD, Enkelejd Alibeaj. Sipas Gjekmarkajt, Alibeaj nuk e ka konsultuar këtë nismë me deputetët e tjerë demokratë. Në rrjetet sociale, Gjekmarkaj komentoi duke thumbuar Alibeajn se shkarkimi i Nikollës është i pavlerë pasi nëse opozita do të gjente votat më mirë të shkarkonte kryeministrin Edi Rama. Gjekmarkaj shkoi më tej duke akuzuar Alibeajn se po tërheq vëmendjen e opinionit publik nga skandali “McGonigal” dhe po bën favor ndonjë elementi të brendshëm në PS kundër kryetares së Kuvendit. “Nisma individuale për shkarkimin e zonjës Nikolla është e pakonsultuar me grupin e PD. Kjo bëhet për të spostuar vëmendjen në renditjen e temave politike dhe për ndonjë qokë brenda në PS. Nëse ne do kishim votat për të hequr Nikollën, nuk ‘shtiem’ në ajër, prandaj më mirë shkarkojmë Ramën dhe e mbyllim çështjen e pushtetit. Kësisoj i kursejmë vendit edhe revolucionin!”, komentoi Gjekmarkaj.
Më të lexuarat


Basha: Partia më e madhe në 14 maj ajo e atyre që refuzuan të zgjidhnin mes dy të këqijave. Të ndërtojmë pa vonesë ekipin e shpresës në çdo nivel për t’i dhënë zë shumicës së heshtur

Jo bashkim mekanik/ Basha: Jemi ndarë për bindje. PD parti e vlerave perëndimore e vendosur për të luftuar korrupsionin. Nëse i dorëzojmë kauzat, si do u kërkojmë votën shqiptarëve?!

Basha vijon turin e takimeve: 14 Maji arrest kardiak për demokracinë. Të lidhim fijet e këputura mes zgjedhësve dhe të zgjedhurve

“PD-së i duhet një lidership i ri”, Dashamir Shehi tregon rrugën e rikthimit të opozitës në pushtet: Berisha dhe Basha e kanë kryer ciklin e tyre

Thirrjet e Berishës gjatë fushatës, Basha: Revolucionit të tij i doli boja, duhet plan realist

Përfundon rinumërimi në këtë bashki të vendit, KAS publikon shifrat e fundit

"Po flitet minutat e fundit"/ Eksperti Ervin Karamuço del me deklaratën 'bombë': Së shpejti do të arrestohet një ish-kryebashkiak

“Lokalet 2023”, deputeti i njohur 'shpërthen' në akuza të forta: U përdorën KAS e KQZ, po kalojmë në diktaturë

"Nuk është momenti për...", deputeti i njohur parashikon fatin e PD-së dhe jep zgjidhjen për rimëkëmbjen e opozitës

"Kush ka para..."/ Lirimi i ish-ministrit Tahiri, Dashamir Shehi bën komentin epik: Gra e fëmijë të sëmurë kanë të gjithë
