
“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Zbardhen prapaskenat e shtyrjes për të tretën herë të gjyqit të PD në Gjykatën e Apelit, ja skema që po përdoret për të zhdukur Sali Berishën përfundimisht nga politika

Shkruar nga Elmas Bogdani 8 Dhjetor 2022

Partia Demokratike do të vijojë të mbetet dyerve të gjykatave. Dy ditë më parë, Gjykata e Apelit Tiranë e shtyu sërish vendimmarrjen për ankimin e Enkelejd Alibeajt, i cili ka kërkuar që vendimet e kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit të regjistrohen bashkë. Kjo është shtyrja e tretë, pas asaj që më herët gjykata bëri më 3 dhe 10 nëntor. Shkaku i shtyrjes këtë herë, ishte mos-paraqitja e një prej gjyqtareve, konkretisht Emona Muçi për arsye shëndetësore. Seanca e radhës është caktuar më 20 dhjetor. Por çfarë prapaskenash fsheh kjo vonesë nga Apeli?
Prapaskenat e shtyrjes së gjyqit
Burime të gazetës “SOT” kanë zbardhur skemën që po përdor grupi i Lulzim Bashës për të nxjerrë jashtë politike Sali Berishën. Shtyrja për të tretën herë dëm të madh i shkakton më shumë Sali Berishës. Një shtyrje më e gjatë nuk mund t’i japë kohë “Foltores” të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet vendore. Edhe juristët e kanë thënë qartë se pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Berisha të vetmen rrugë me këtë skenar do i mbetet të “falet” tek Ilir Meta. Ai nuk do të ketë asnjë rol pasi do të jetë pa parti dhe pa fuqi. Menjëherë do t’i bjerë dhe “kurora” si lider i opozitës, pasi të gjithë pushtetin e fiton ish-presidenti. Në prapaskenë Meta synon që në finale të marrë frenat e opozitës, duke qenë se Sali Berisha me “Foltoren”, janë pa sigël, pa seli dhe pa vulë, e natyrshëm ata do të varen nga Partia e Lirisë.
Goditje e fortë për Berishën
Kjo vonesë e gjyqit do të kthehet në “dhimbje koke” për Sali Berishën dhe “Foltoren” e tij. Dhe duket se kjo ditë po troket, pasi kriza politike brenda selisë blu pritet të kthehet edhe në një vështirësi financiare. Sipas informacioneve, jo të dyja grupet në PD, do të marrin para. Kështu që Basha ose trashëgimtari i tij në parti, Enkelejd Alibeaj do të marrë mbështetjen financiare prej rreth 105 milionë lekësh, pavarësisht se prej më shumë se 7 muajsh tashmë drejtimi i selisë është në duart e Sali Berishës. Ky i fundit do të ngelet pa asnjë fond mbështetës.
Çfarë ka ndodhur?
Le të kujtojmë pak historinë se çfarë ka ndodhur brenda selisë blu. Partia Demokratike dërgoi në Gjykatën e Tiranës në datën 13 dhjetor 2021 vendimet e Kuvendit të 17 korrikut, mes tyre dhe ndryshimin e statutit të partisë. Në 18 mars 2022, gjyqtarja Blerina Muça njohu Kuvendin dhe 11 ndryshimet statutore të PD në 17 korrik. Në datën 8 prill, Gjykata e Tiranës komunikoi për mediat dhe publikun se vetë përfaqësuesit e partisë më të madhe opozitare ankimuan vendimin e gjyqtares Muça të marrë në 18 mars 2022. Më herët, në 5 prill, Gjykata e Tiranës regjistroi kërkesën e kreut aktual të PD, Enkelejd Alibeaj për pushimin e gjykimit ose kthimin për shqyrtim me një tjetër trupë gjykuese për vendimin e 25 marsit, që legjitimoi Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 dhe vendimet e marra prej delegatëve demokratë. Ky Kuvend u thirr nga Komisioni i Rithemelimit të PD që kryesohet nga ish-kryeministri Sali Berisha. Vendimi i 25 marsit u mor nga gjyqtari Agron Zhukri. Ai u padit po atë datë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Bardhi kërkoi që të administrohen kamerat e Gjykatës së Tiranës me pretendimin se Zhukri është takuar para marrjes së vendimit me njërin prej anëtarëve të “Foltores”. Selia blu e akuzon gjyqtarin në fjalë se nuk e ka njoftuar për seancën për Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 duke favorizuar “Foltoren”. Komisioni i Rithemelimit të PD u kundërpërgjigj duke deklaruar se Alibeaj nuk ka kompetencë të bëjë ankimim në emër të partisë pasi është shkarkuar nga funksioni i n/kryetarit të partisë në 11 dhjetor 2021 si dhe konstatimi i PD zyrtare për vendimin e Zhukrit është joligjor me pretendimin se ka kryer procedurë regjistrimi me vetëm një palë dhe nuk ka patur palë për t’u ballafaquar.
Më të lexuarat


KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

“Regjimi i Edi Ramës duhet të përfundojë aty ku e ka vendin”/ Berisha prezanton kandidatin për kryetar bashkie në Kamzë, ja EMRI

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Nga integrimi i grave të dhunuara e deri tek mbështetja financiare, Ilir Meta publikon 4 angazhimet e PL-së

“Rama mban peng të shoqen...", deputeti i PD-së hedh akuzat e rënda ndaj qeverisë dhe thumbon kryetarin e bashkisë: Është i denjë për Akademinë e Barinjve

Zbulohet një tjetër kandidat i PS në zgjedhjet e 14 majit (EMRI)

Zgjedhjet e 14 Majit/ “Blerje votash, presion, keqpërdorim i burimeve shtetërore”, ambasada amerikane u bën thirrjen e fortë qeverisë dhe partive dhe i paralajmëron

"Xhaxhi hë të keqen mos e përdor administratën…", deputeti i Partisë Demokratike tregon arsyet se pse nuk do të votohet PD-ja në zgjedhjet e 14 majit

PD ende pa vendim për zgjedhjet, ish-deputeti: Bardhi kundër Alibeajt, s’do nxjerrin dot kandidatë në 61 bashki
