Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar zbulimin e një baze armatimesh të fshehur në një dyqan veshjesh në Vlorë.
“Edhe në të kaluarën kemi patur ngjarje kriminale, por në pak raste janë gjetur këto bazat me armë. Krimi i përdor për logjistikën. U shërbejnë atyre në momentet për të bërë vrasjen. Këto lloj bazash u kanë shërbyer organizatave kriminale.
Në një zonë të Fushë-Kuqes u zbulua një banesë ku ishin disa automjete të grabitura, mes tyre njëra për të rrëmbyer një person në Sarandë. Kriminelët i blejnë. Siç tregoi Nuredin Dumani që kërkoi makina dhe motorë.
Janë gjetur armë me silenciator, kallashnikovë, 800 fishekë, jelekë antiplumb, mina me telekomandë.
E mira do të ishte që këto baza të mbaheshin në vëzhgim se do ku do të shkonin.
Prokuroria po punon, por informacioni ka shkuar për të parandaluar një ngjarje të rëndë dhe ndodh pas vrasjes së Gëzim Sinomatit”-tha Hoxha.