BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Politike

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të

Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj do të jenë dy nënkryetarët e rinj të Partisë Demokratike të Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha.

Automatikisht ata do të jenë dhe anëtarë të Kryesisë.

Janë zbardhur detajet e para për ndryshimet statutore që Këshilli Kombëtar do të miratojë në 5 mars, që ndërmerren enkas për t‘i hapur rrugë zgjedhjes së tyre në pozicionin e nënkryetarëve dhe emërimit të mbështetësve që kanë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë.

Sipas ndryshimeve statutore kryetari i Grupit parlamentar është njëkohësisht për shkak të funksionit  edhe nënkryetar i Partisë. Nënkryetar i Partisë, për shkak të funksionit është sipas rastit edhe Kryetari i Kuvendit ose nënkryetari i Kuvendit .

Artifica e posteve që mbajnë në Parlament në pozicione Kryetaresh dhe nënkryetaresh të komisioneve parlamentare, është përzgjedhur për të bërë pjesë të Kryesisë edhe të tjerë mbështetës së Bardhit.

Risi pritet të jetë afrimi i Jorida Tabakut. E shfaqur së fundmi ne një foto krah Bardhit dhe Gjekmarkajt si garantët e saj në këtë bashkim, Kryetarja e Komisionit  Parlamentar te Integrimit  pritet të zgjidhet anëtare e Kryesise.  

Mësohet se kryesia e Berishës do të zgjerohet me anëtare të tjerë të krahut te Bardhit, si Dhurata Cupi, Zheni Gjergji, Tomor Alizoti, Ferdinand Xhaferri, Helidon Bushati, sikundër  Ervin Salianji, i cili mban pozicionin e nënkryetarit te grupit parlamentar.

Bëhet me dije se do të jetë vetëm një akt procesi i votimit të ndryshimeve statutore me atë të zgjedhjes së anëtarëve të kryesisë dhe dy nënkryetarëve të rinj.

Të njejtat burime shtojnë se drafti që do t‘i kalojë Këshillit do të shqyrtohet më parë në mbledhjen e Kryesisë.

Mësohet se pas bashkimit, do të bëhet procesi i zgjedhjes së 20 drejtuesve të degëve, për të nisur më pas një diskutim të ri. Nëse do të jenë apo jo dakord Bardhi dhe mbështetësit e tij qe t‘i nënshtrohen procesit të primareve, për t’u zgjedhur kandidat për deputet për garën e ardhshme parlamentare.

Më të lexuarat