Zef Brozi, ish-kryetari i parë i Gjykatës së Kasacionit të Shqipërisë demokratike, nga Washingtoni ku jeton dhe punon qysh prej 1995 kur u përndoq nga Sali Berisha i bën thirrje SPAK e BKH-së të mos bëhen gardianë të pandëshkueshmërisë së këtij të fundit dhe u bën thirrje shqiptarëve të jeni vigjilentë. “Sa shpejt kaluan 28 vite (21 Shtator 1995-21 Shtator 2023). Dhe po e kujtoj këtë date sepse akoma dhe sot Tirani i djeshëm e Non-Grata i sotëm, vazhdon te jete i Pandëshkueshmi i këtyre 32 viteve, i mbrojturi mbase edhe nga disa ne SPAK , BKH dhe institucione te tjera. Ishte nata e 21 Shtatorit 1995 kur Parlamenti, me urdhër të Tiranit, dhunoi haptazi Kushtetutën e falsifikoi votat për të realizuar qëllimet e tij diktatoriale. I pafund në Ligësi, Djallëzi, Intrigë e Pabesi, Tirani, i cili kishte nën thundrat e tij e në shërbim të vet të gjitha institucionet, nuk mund ta toleronte faktin se kishte dështuar më parë për ta burgosur kryetarin e Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë) dhe shtypur edhe atë tentative pavarësie të gjyqësorit që ai kishte dëshmuar me disa vendime e vepra. Në errësirën e 21 Shtatorit 1995, Tirani urdhëroi SHIKU-n famëkeq dhe policinë të rrethonin godinën e Kasacionit dhe të survejonin e ndiqnin kryetarin e kësaj Gjykatë që po punonte në zyrë. Deputetët e PD-s i urdhëroi të votonin shpejtazi ultimatumin e tij për shkarkimin e kryetarit të Kasacionit nga çdo funksion. Por Parlamenti nuk kishte kuorumin e nevojshëm për të filluar seancën e votimit sepse opozita kishte bojkotuar Parlamentin dhe disa deputetë të PD-s mungonin. Tirani duket se i kishte marrë masat dhe kishte urdhëruar të votonin edhe për deputetë që mungonin. Dhe ashtu u bë”, tha ai ndër të tjera. Brozi u shpreh se makina të SHIKU-t e policisë e ndoqën kur ka dalë nga zyra teksa ishte duke u nisur për tek spitali për të vizituar nënën e tij 88 vjeçare që ishte operuar. Në fund ai i bën apel SPAK dhe BKH te mos bëhen gardianë të mosndëshkimit të krimeve e korrupsionit të Tiranit Non-Grata. “Njerëz- jeni vigjilent!”, përfundon ai shkrimin.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë