
Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se ç'po ndodh me monedhat e tjera të huaja

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë është diskutuar mes tyre

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund të dalë si i përdorur

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin, zbuloni se çfarë nga pret sot

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj përfitoi nga Klodian Zoto

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi tokë!

Skandali Inceneratorëve/ Pagesat për Arben Ahmetajn nga Klodian Zoto, ish prokurori zbardh detaje të forta: Indicie të rëndësishme...

Artan Hoxha ka një mesazh për kryeministrin Rama: Armiku i brendshëm është më i rrezikshëm se ai i jashtëm

'Zgjati më pak se dy minuta...'/ Takimi me Ramën dhe ish-zyrtarin e FBI, reagon Agron Neza dhe zbardh prapaskenat: Ja e vërteta e akuzave

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Janar 2023

Agron Neza, qytetari shqiptaro-amerikan që përmendet në dosjen hetimore të ish-agjentit të FBI, Charles Mcgonigal, ka reaguar ekskluzivisht për Euronews Albania për akuzat në adresë të tij. Neza thotë se paratë për të cilat akuzohet se i ka dhënë Mcgonigal nuk kanë lidhje me qeverinë shqiptare dhe as me kryeministrin Edi Rama.
Neza thotë se paratë janë dhënë për çështje personale dhe nuk lidhen me asnjë biznes apo afera. Ai i cilëson akuzat e ish-kryeministrit Berisha se paratë ishin për lobim të qeverisë kundër tij, si shpifje.
Nder të tjera në reagimin e tij për Euronews Albania Agron Neza shkruan:
Po sqaroj si Sali Berishën që për interesat e tij politike dhe personale është gati të shpifë mbi gjithçka dhe të shkoj edhe më tej shpifjes nëse mundet, ai ka rekorde të errëta në lëmin e shpifjes.
Po ashtu, po sqaroj dhe gazetarët, opinionistët, analistët dhe shqiptaret tanë të dashur kudo që janë dhe ky do të jetë reagimi im i fundit se;
Me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama jam prezantuar diku në vjeshtën e vitit 2017 nëpërmjet mikut tim Charles Mcgonigal, ish-drejtor i Zyrës së Kundërspiunazhit të FBI-së për Nju Yorkun, në ndërtesën e Zyrës së kryeministrit, takim që zgjati ndoshta më pak se dy minuta.
Pas këtij takimi jam takuar dhe disa herë të tjera dhe në këto takime ka pasur edhe njerëz të tjerë. Nuk mund të them që kryeministri i Shqipërisë është miku im, e as unë miku i tij përveçse një i njohur. Asnjëherë me KM Rama nuk kam biseduar çështje biznesi dhe as parash, e gjithashtu mund të them të njëjtën gjë dhe për stafin e tij me të cilët mund të njihem, siç njoh dhe kam miq dhe të PD, PR, PSD, PL e të tjera parti në Shqipëri.
Për sa i përket problemit që Sali Ram Berisha po flet, duke shpifur se paratë që i kam dhënë mikut tim Charles McGonigal janë para të kryeministrit Edi Rama apo njerëzve të tij, kjo kategorisht nuk është e vërtetë.
Jam i bindur që kryeministri Rama, çështjen e dhënies së parave e ka mësuar nga shtypi në të njëjtën kohë që e ka mësuar dhe Sali Berisha dhe çdokush tjetër. Këtu përfundon çështja në lidhje me paratë që unë i kam dhënë Charles McGonigal.
Më të lexuarat


Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund të dalë si i përdorur

Ambasadorja izraelite Peleg: Shqipëria dhe Izraeli do punojnë së bashku për ndërtimin e një ‘ombrelle’ mbrojtëse kibernetike, Irani shtet terrorist

Berisha i drejtohet ambasadorit britanik: Korrupsioni yt është shkaku i largimit të shqiptarëve, Rama ecën me parime mafiozësh

Strehimi i afganëve dhe integrimi i tyre, vjen në Tiranë zyrtarja amerikane, takim me Xhaçkën: Faleminderit Shqipërisë për rolin!

I biri 7 vjeç vdiq në Gërdec, Zamira Durda: Mediu të mos gjykohet për shpërdorim detyre, fëmijën tim e vrau shteti, do ta çoj çështjen në Strasburg

Zef Brozi: E pabesueshme që prokurorja e SPAK ankimon urdhrin për hetimin e pasurisë Meta-Berisha, të përgjigjet para ligjit

11 shkurti i Berishës, Kadilli: PS largohet me votë, jo me mentalitet bolshevik, Ramën e shoh të izoluar nga Perëndimi

Berisha: Afera me McGonigal ka tronditur marrëdhëniet me SHBA, protesta e 11 shkurtit u thirr kundër Ramës që i lejon vetes çdo akt për të ruajtur karrigen e tij

Zhupa në Komisionin e Etikës: Shqyrtoni kërkesën për shkarkimin e Nikollës, manipuloni votimet në Kuvend, deputeti i PS votoi për kolegen

Salianji: I paprecedentë përjashtimi i 13 deputetëve të PD në një javë, në 11 shkurt në shesh me qytetarët
