BREAKING NEWS

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën para se të vetëvritej

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver
x
BREAKING NEWS

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard,  ja kush është trupa gjykuese që ka futur në “terror” orkestruesit e masakrës së “21 Janarit” dhe si akuza e dytë mund ta çojë në qeli kreun e “Foltores”

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard, 
x
BREAKING NEWS

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën, kryeministri letër sekretarit të DASH që nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, ja prapaskenat pas presioneve ndaj drejtësisë

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717 mijë të moshuar, zbardhen detaje nga fondi, si pritet të ndryshojë rregulli për indeksimin dhe ndryshimi I madh që po përgatit mazhoranca

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB dhe KGB që mori me vete Bashkim Gazidede, pse Ilir Meta e Kryemadhi braktisën protestën e 20 shkurtit dhe arsyeja pse SPAK nuk po e çon pas hekurave Sali Berishën

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB
x
BREAKING NEWS

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta Manastirliun, zbardhet “pika e errët” për të cilën po hetohet ish-ministrja, gazetarja nxjerr prapaskenat, brenda një muaji dosja e sterilizimit shkon në gjykatë

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta
x
BREAKING NEWS

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, ja strategjia që agjentet e BKH do të ndjekin për të hetuar zyrtarët pas urdhrit të Ramës për të “bllokuar” dyert e zyrave dhe institucioneve

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele
x
BREAKING NEWS

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime drejtuesish qarqesh dhe lëvizjesh të forta në qeveri pas thirrjes së Manastirliut në SPAK, Gonxhe “ylli në ngjitje” në Partinë Socialiste

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime
x

Politike

Zgjedhje të parakohshme? Analisti Ben Andoni zbardh skenarin e Ramës brenda PS-së: Këtë javë kemi gjyqin e McGonigal

Zgjedhje të parakohshme? Analisti Ben Andoni zbardh skenarin e Ramës

Analisti Ben Andoni mendon që ka një skenar brenda Partisë Socialiste për zgjedhje të parakohshme, të diktuara ose nëse do të gjenden në një situatë të tillë.

Duke folur në një studio televizive, Andoni tha që gjatë vizitës së Blinkenit në Shqipëri mund të ketë një mesazh për Shqipërinë për ta përgatitur për çdo lloj të papriture që mund të ndodhë me Kosovën.

Analisti e sheh si një zhvillim pozitiv bashkimin e grupeve parlamentare të Berishës e Bardhit, dhe zhvillimin e mbledhjeve në selinë blu, duke shtuar se pragmatizmi ka prevaluar mbi moralin. 

Lidhur me mbledhjen e Asamblesë së PS-së dhe mesazhet e Ramës, Andoni thotë:

"Tregon që ai (Rama) ka kontrollin e plotë të partisë, do t’i tregoj strukturës së partisë që është e tulatur, që ka kohë që s’e njeh bazën, që të përgatiten për votimet e ardhshme, që në mendimin tim, normale do ishte që Shqipëria të kishe zgjedhje të parakohshme. E para mënyrën si po funksionon legjislativi në Shqipëri, ekzektivi pothuajse është i pakontrollueshëm, dhe nga ana tjetër masa e  korrupsionit që ka përfshirë pjesën socialiste, të tre këto elementë e kanë bërë z.Rama të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm dhe të kërkojë vëmendje në të ardhmen. 

Unë mendoj që z.Veliaj i kërkohet më shumë edhe për shkak të investimit të madh që është bërë te z.Veliaj, ka qenë nga drejtuesit e qarqeve, që ka pasur hapësirën më të madhe qoftë për PR, që s’e kanë pasur këtë hapësirë njerëzit e tjerë. Rama do t’i tregojë kujtdo që njeriu me të cilin duhet të identifikohet PS është ai dhe askush më shumë. Nëse Rama do jepte përgjigje për Ahmetajn do tregonte që është i përfshirë. Në mendimin tim do duhej të kishte një përgjigje zyrtare për PS, por ju keni parë që nga PS dhe grupi parlmanetar s’u morën masat e duhura ndaj z.Ahmetaj. Z.Ahmetaj e ka pasur pasaportën diplomatike edhe kur ka qenë në kërkim. Ekziston një kompleks ndaj z.Ahmetaj te PS, kur ai ishte në pushtet kishte vazhdimisht pakënaqësi ndaj tij, por në momentin që pësoi këtë fat dhe arriti të ngrihet kundër familjes së tij, në gjuhën e komunikimit Z.Rama zgjodhi këtë gjuhë indiference duke t’ia lënë vet përgjegjsinë atij, sesa për ta barazuar veten, për t’i dhënë një përgjigje direkte. Me këtë rast i ka dhënë një lloj mësimi të tjerëve që do mundohen ta përfshijnë z.Rama në shqetësimin e tyre me drejtësinë."

Analisti shton se:

Nuk është e çuditshme që PS të bëjë edhe zgjedhje të parakohshme. Këtë javë kemi gjyqin e McGognigalin dhe zhvillimet për inceneratorët, këto e bëjnë mazhorancën që të kërkojë zgjedhje të parakohshme. Në daljen para një muaji, Rama i paralajmëroi njerëzit e tij për zgjedhjet e parakohshme. Dhe është një skenar te PS ose për zgjedhje të diktuara të prakohshme, ose nëse do të gjenden përballë presionit për t’i bërë të tilla zgjedhje”.