Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, sa i takon zgjedhjeve të 23 Qershorit është shfaqur mjaft aktive, kryesisht në thirrjet e saj për zgjedhje të lira dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të dalë masivisht në votim.
“Këto zgjedhje do të jenë një test për demokracinë në Shqipëri, një test që ne shpresojmë se Shqipëria do e kalojë”, shkruhet sot në faqen zyrtare të Ambasadës.
Ndërkaq, vetëm një ditë më parë, me anë të rrjetit social Facebook , ambasada e SHBA shkruante: “Nëse nuk votojmë, nuk flasim”.