
Tensionet në Veri/ KFOR zbulon kush fshihej pas protestave të dhunshme në Zveçan dhe i bën thirrjen e fortë Serbisë

Ja kush është deputeti që nxori zbuluar planin e Berishës për të penguar Lulzim Bashën që të marrë drejtimin e selisë blu, zbardhen prapaskenat nga mbledhja e Kryesisë së PD

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, euro dhe paundi thyejnë rekord historik, sot kapin fundin

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj Arbër Paplekajt

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e targave që fundosën ushtarin e Martinaj

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i menjëhershëm nga BE

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i PD-së ja ‘plas’ në sy kandidates për ambasadore në Izrael: Nuk ju shoh për këtë post, Cv-ja juaj...

Ndihmoi në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata jep vendimin për ushtarin e Vis Martinajt

Zgjedhjet e 14 majit, Balla: Akuzat e Metës dhe Berishës, alibi për humbjen, në kohën e Saliut prokuroria nuk ekzekutonte dot urdhrat

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Mars 2023

Rezultati i zgjedhjeve te 14 majit duhet të jetë i gjithëpranuar nga të gjitha forcat politike, e mbi të gjitha nga kundërshtarët tanë. Kështu është shprehur dje nga Fieri, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, duke bërë thirrje që fushata të jetë e qetë, e pastër dhe pa shume kosto financiare. Sipas tij Berisha ka filluar të fshihet brenda potureve të Ilir Metës. Madje shqiptarët në 14 Maj do ti tregojnë me votë fundin politik dyshes Meta Berisha, ka shtuar Balla. “PS garon në këto zgjedhje me 6 kandidatë që do jenë fitues në të 6 bashkitë. Dua të theksoj që kemi bërë një punë të shkëlqyer. Kemi arritur të gjejmë një ekuilibër mes anëtarësisë së PS-së. Kemi përfshirë të rinjtë dhe ka barazi gjinore. Personalitete nga fusha të ndryshme, që kanë spikatur gjatë viteve. E vërteta është që PS do fitojë në zgjedhjet e 14 majit. Të gjithë kandidatët janë mirëpritur. Do të vazhdojmë të rrisim vëmendjen e qeverisë, investimet kanë qenë të mëdha dhe do të vazhdojnë të jenë të tilla. Vëmendja e qeverisë për qarkun Fier si qarku me ekonominë e dytë më të madhe në vend do të vazhdojë të jetë. Synoj të ndërtojmë një marrëdhënie shumë të fortë mbështetëse për sipërmarrjen e Fierit, komuniteti i biznesit të Fierit është një komunitet që ka një nivel të lartë të pagesës së detyrimeve që burojnë nga aktivitetet e tyre. Roli i një drejtuesi politik është të krijojë një lobing të domosdoshëm në mbështetje të Fierit”, tha ai. Për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën, akuzat e Metës janë alibi për humbjen. Dyert e hapura të SPAK për Ballën nuk janë problem."Duhet të jemi të qartë për shprehjen "dyert e SPAK-ut". SPAK u krijua për të pasur dyert e hapura që askush të mos gëzojë një lloj imuniteti 30 vjeçar për të mos u paraqitur në dyert e SPAK. Kjo gjë ka mbaruar me reformën e 2016-ës. As kryeministri Rama as PS nuk e kontrollon këtë drejtësi. Në kohën e Saliut prokuroria nuk ekzekutonte dot urdhrat. Prandaj nuk është fakt negativ, është arritje që të ketë kryebashkiakë apo ministra që shkojnë në dyert e drejtësisë”, nënvizoi Balla.
Më të lexuarat


Bushati ambasador në SHBA, Gjekmarkaj: Dikur shkonte Konica...

Arrestimi i Dakos dhe zgjedhjet e 14 majit shkaktojnë debate në Kuvend, Berisha dhe Noka përplasen me Manjën, socialistët shpërthejnë në akuza ndaj krerëve të “Foltores”

Pas sulmeve të Berishës, ambasadorja Yuri Kim zbarkon në zyrat e SHISH, takon drejtoreshën Vlora Hyseni dhe premton se SHBA mbështet fuqishëm inteligjencën shqiptare

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i menjëhershëm nga BE

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i PD-së ja ‘plas’ në sy kandidates për ambasadore në Izrael: Nuk ju shoh për këtë post, Cv-ja juaj...

A mund të vazhdohet pas çdo humbje, me argumentin na vodhën zgjedhjet? Gazetarja e njohur ‘zë ngushtë’ Berishën, ja reagimi i tij

SPAK e burgosi, Vangjush Dako përfundon në të njëjtën qeli me...

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, Bundestagu konfirmon marrjen e dokumentit nga Rama

“SPAK veproi me emocion”/ Frrok Çupi plas deklaratën e fortë: Ja çfarë pritet të ndodhë me Vangjush Dakon brenda tre ditëve

“Tabakun e sulmuan deri të fëmijët”, Erla Mëhilli 'harron' se është moderatore e emisionit dhe përplaset me Flutura Açkën si zëdhënëse e Berishës: Po më surprizon, prisja gjë tjetër nga ty
