Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka reaguar për vendimin e presidentit Bajram Begaj, për shpalljen e zgjedhjeve të reja në Bashkinë e Himarës.
Vendimi është marrë brenda ditës së sotme, pasi KQZ ka njoftuar Fredi Belerin se mandati i tij nuk ishte më i vlefshëm. Vasili ka publikuar urdhrin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që njofton zyrtarisht pavlefshmërinë e mandatit të Fredi Belerit, të fituar një vit më parë në zgjedhjet e 14 Majit, si dhe specifikon se kundër tij mund të bëhet ankim brenda 30 ditëve.
Sipas Vasilit, Begaj nuk ka pritur përfundimin e afatit zyrtar për ankim, duke shpallur sot 4 Gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Bashkinë Himarë.
“Dekret i Presidentit per Himaren nul, pa pritur ankimimin!(DOKUMENTI).
Vendimi i soten i KQZ per mandatin e Fredi Belerit ne piken 3 te tij njeh te drejten e ankimit ne KAS brenda 30 ditesh.
Por Presidenti nxitoi te dekretonte daten e zgjedhjeve te reja per Bashkine e Himares.
Presidenti nuk ka asnje te drejte kushtetuese te mohoje te drejten universale kushtetutuese te ankimit te nje vendimi te njohur edhe ne Kodin Zgjedhor.