BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Politike

“Zonat e Mbrojtura”/ Deputetja Zhupa i bën apel Presidentit Begaj të kthejë ligjin në Kuvend: Betonizimi i rrënon

“Zonat e Mbrojtura”/ Deputetja Zhupa i bën apel Presidentit

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, i ka bërë thirrje sot kreu të shtetit të kthejë mbrapsht në Kuvend, ligjin e ndryshuar për Zonat e Mbrojtura.

"Eshtë në dinjitetin e institucionit të Presidentit që të jetë palë me Kushtetutën dhe jo me pushtetin, që nuk argumenton dot një arsye ligjore apo të interesit publik pse duhen shkatërruar zonat e mbrojtura. Është në nderin e Presidentit që mos kthejë ligje vetëm kur prekin pozicionin e tij, si ligji i dekoratave dhe të heshtë kur preken studentët, kur preket shkenca dhe Akademia, kur preket e drejta për të hetuar keq-qeverisjen, kur preket territori i Shqiperisë", 
tha deputetja

Deklarata e plotë e Zhupës:

Që në ditët e para kur sapo u depozitua nisma e 12 deputetëve “ Për Zonat e Mbrojtura”, - tha deputetja e PD, - kemi denoncuar që do ishte një masakër mjedisore, në dëm të interesit publik dhe shkatërruese për këto zona.

Me miratimin e draftit final, është e qartë se çdo cep, çdo sipërfaqe e zonave të mbrojturave mund të shndërrohet në beton, në resort, në kasino, në biznese për oligarkët, mjafton të jesh klient i pushtetit dhe të jap miratimin Rama.

Ky ligj është kundështuar ashpër nga ekspertët mjedisor, nga ambjentaliste, organizata të shoqërisë civile sepse është rrënimi i mbrojtjes që duhet kishin këto zona, ku betonizimi duhet ishte fjala e ndaluar dhe jo qëllim në vetvete sic eshte tani.
Sot zyrtarisht në emër të Partisë Demokratike, i drejtohem Presidentit Begaj që të respektoj pozicionin e tij kushtetues dhe të kthej ligjin në kuvend. Presidenti nuk mund të zgjedhi të hesht dhe të fshihet kesaj rradhe, sepse duke mos e kthyer në kuvend do bëhet palë me një ligj klientelist, kundra interesit publik, kundra kushtetutës dhe kundra standarteve të Bashkimit Europian.

Delegacioni i Bashkimit Europian kërkon qe te merren ne konsiderate shqetesimet e shoqerise civile dhe te rihapet procesi i konsultimit. Ai kerkon qe ne kuader te procesit te integrimit qeveria duhet t’i kushtoje vemendjen e duhur direktivave te BE per mjedisin. Presidenti i Shqipërisë ka mundësinë që me kthimin e ligjit, të kërkoj konsultim publik, konsultim me ekspertët e Bashkimit Europian, respektimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, respektimin e konventave që ka ratifikuar Shqiperia dhe respektimin e Kushtetutës.

Ky është një ligj që zhduk zonat e mbrojtura dhe i lë ato si koncept vetëm në letër, është një ligj që përfitojnë vetëm oligarkët dhe shkatërrohet trashëgimia natyrore, flora, fauna, ekosistemi i vendeve më të begata dhe më të bukura të Shqipërisë.
Beteja jonë kundra këtij ligji shkatërrimtar do vazhdoj edhe nëse presidenti nuk kryen detyrën e tij, në Gjykatën Kushtetuese. Por është në dinjitetin e institucionit të Presidentit që të jetë palë me Kushtetutën dhe jo me pushtetin që nuk argumenton dot një arsye ligjore apo të interesit publik pse duhen shkatërruar zonat e mbrojtura.

Është në nderin e Presidentit që mos kthej ligje vetëm kur prekin pozicionin e tij, si ligji i dekoratave dhe të heshtë kur preken studentët, kur preket shkenca dhe akademia, kur preket e drejta për të hetuar keq-qeverisjen, kur preket territori i Shqiperisë. Heshtja është bashkë fajësi. Ju duhet të shpreheni duke e kthyer këtë ligj sepse ështe e ardhmja e Shqipërisë që cënohet.