Në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vendour në godinën e Komunës së flamurin kombëtar.
Ai ka publikuar një video të momentit kur e vendos flamurin kuq e zi në shtizën e godinës të Komunës së Preshevës.
Simbolet kombëtare shqiptare janë penguar shpesh nga autoritetet serbe. Në qershor të këtij viti, Arifi u ftua nga Gjykata e Serbisë për tu paraqitur në një seancë gjyqësore, për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar në hapësirat publike, shkruajnë mediat kosovare.