BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

Rajoni

14 Prilli, Kosova përkujton ditën e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

14 Prilli, Kosova përkujton ditën e viktimave të dhunës

Organizatat dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë bën thirrje të dielën për përkrahje istitucionale dhe të shoqërisë në vend në mënyrë që të luftohet stigma dhe paragjykimet ndaj të mbijetuarave.

Këto thirrje ishin pjesë e shënimit të 14 prillit, Ditës së të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Të rrisim ndërgjegjën e shoqërisë së Kosovës në raport me këtë krim i cili edhe sot kur jemi mbledhur këtu ende nuk flitet nëpër familje për shkak të stigmës dhe kulturës paragjykuese”, tha Feride Rushiti nga Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës.

Në mars të vitit 2014, parlamenti i Kosovës kishte miratuar ndryshimet ligjore për njohjen e statusit të të mbijetuarve të përdhunimeve, ndërsa ky status u njoh nga një komision qeveritar tek në fund të vitit 2017.

Në muajin shkurt të vitit 2018 autoritetet në Kosovë hapën procesin e verifikimit të statusit të personave të mbijetuar të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë, dhe deri më tash sipas institucioneve janë paraqitur rreth 2 mijë kërkesa ndërsa afër 1 mijë e 600 personave u është njohur statusi i viktimës.

Vasfije Krasniqi-Goodman, që ishte viktimë e përdhunimit nga forcat serbe bëri thirrje për mbështetje për gratë e përdhunuara gjatë luftës.

“14 prilli është ditë shumë e vështirë për mua, është një ditë e mërzitshme por unë nuk dua ta çuaj dita kur unë isha viktimë e dhunës seksuale por të quhet dita e forcës sepse forcën që e kam dhe që kam arrit ta thyej tabut në Kosovë dhe të filloj shoqëria e Kosovës të na sheh neve si viktima të dhunës seksuale dhe dëshiroj që të na përkrahni, jo vetëm me 14 prill por për çdo ditë edhe të jeni sa më mendjehapur se sigurisht keni viktima nëpër shtëpitë tuaja, nëpër familjet tuaja por që nuk e dini”, tha zonja Vasfije Krasniqi-Goodman.

“Ju kisha lut që të mos jetë vetëm 14 prilli dita e përkrahjes, na përkrahni çdo ditë se lufta nuk harrohet, krimet nuk harrohen por nëse ato nuk i përkujtojmë ato harrohen”, Shyhrete Tahiri, e mbijetuar e përdhunimeve nga forcat serbe.

Feride Rushiti nga Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, bëri thirrje për drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale.

“Dëshirojë të përgëzojë për forcën dhe kurajën që kanë shumë gra, vajza e burra për me vazhdu tutje këtë fushatë, fushatën për drejtësi e cila mendoj se është momenti i fundit për me pas hapa konkret institucional në mënyrë që drejtësia të vendoset në vend për të mbijetuarit e dhunës seksuale”, tha ajo.

Organizatat e shoqërisë civile thonë se frika nga stigmatizimi ka bërë që shumica e personave të përdhunuar gjatë luftës të heshtin. Edhe më tej nuk dihet numri i saktë i viktimave të përdhunimeve por besohet se ky numër është rreth 20 mijë./VOA