Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi në rrugën nacionale Kilkis-Doiranas. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta e si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur pesë të tjerë.
Këta të fundit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.