Mëngjesin e sotëm Greqia u trondit nga disa email kërcënuese për vendosjen e disa bombave në 35 shkolla të ndryshme.
Menjëherë pas emaileve kërcënuese, forcat e policisë greke u nisën drejt ambienteve për të kryer kontrolle për arsye parandaluese.
“Ne do t’i kthejmë qytetet tuaja në rrënoja. Do t’ju hedhim në erë siç bënë vëllezërit tanë në Paris”, shkruhei në tekst.
Email-et rezultuan se ishin mashtrime dhe dyshohet se janë dërguar nga disa serverë rusë, pasi mesazhe të tilla u dërguan dy javë më parë në Qipro dhe Sllovaki.
Tashmë, Prokuroria e Krimeve Kibernetike po heton rastin dhe po kërkon gjurmë elektronike.
Ky është emaili kërcënues i dërguar 35 shkollave në Greqi
KA PAJISJE EKSLOZIVE NË SHKOLLË
Ne do t’ju hedhim në erë dhe ju do të mbyteni derisa drita në sytë tuaj të bëhet terr. Do të zhyteni në errësirë! Le ta varrosim shtetin nën një mal me kufoma. Ne do t’i kthejmë qytetet tuaja në rrënojat e Maravi.
Ne do t’ju hedhim në erë siç bënë vëllezërit tanë në Paris,
Frymëzuar nga Abdelhamid Abaaoud,
Salah Abdellah