BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Rajoni

Albin Kurti: Në Kosovë janë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja, ja sa vende pune janë aktive

Albin Kurti: Në Kosovë janë dyfishuar eksportet dhe investimet e

Janë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja direkte, ndërkaq raporti mes eksportit dhe importit ka rënë nga 1:9 që ishte në 1:6. Të hyrat tatimore janë rritur për 60% dhe kemi 420 mijë vende aktive të punës që është përmirësim për 20% krahasuar me vitin 2021”.  Kryeministri Albin Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizje Vetëvendosje foli edhe për ekonominë e Kosovës. Ai ka thënë se janë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja direkte.

“Rritja ekonomike qëndron mesatarisht në 6.2% me 4% rritje vitin e kaluar, janë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja direkte dhe raporti mes eksportit dhe importit ka rënë nga 1:9 në 1:6”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i qeverisë tutje ka thënë se janë 420 mijë vende aktive të punës.

“Të hyrat tatimore janë rritur për 60% dhe kemi 420 mijë vende aktive të punës që është përmirësim për 20% krahasuar me vitin 2021; Vitin e kaluar u ekzekutuan 555 milionë euro në investime kapitale, që përbënë shifrën më të lartë ndonjëherë, ndërkaq që kemi borxhin publik më të ulët në Evropë”, tha Kurti, duke theksuar se këtë zhvillim e kemi shpërndarë në biznese dhe mundësi për qytetarë”.

– Rritja ekonomike qëndron mesatarisht në 6.2% të BPV me 4% rritje vitin e kaluar;

– Janë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja direkte, ndërkaq raporti mes eksportit dhe importit ka rënë nga 1:9 që ishte në 1:6;

– Të hyrat tatimore janë rritur për 60% dhe kemi 420 mijë vende aktive të punës që është përmirësim për 20% krahasuar me vitin 2021;

– Vitin e kaluar u ekzekutuan 555 milionë euro në investime kapitale, që përbënë shifrën më të lartë ndonjëherë, ndërkaq që kemi borxhin publik më të ulët në Evropë.

Këtë zhvillim ekonomik e kemi shpërndarë mbi parimin e rritjes së produktivitetit dhe konkurrencës së bizneseve tona, por edhe zhvillimit të barabartë dhe barazive në mundësi për qytetarët tanë.

Është rritur për 195 milionë euro buxheti për komunat për të shtuar investimet infrastrukturore e përmirësuar shërbimet komunale sepse qytetari është i Republikës por ai është banor komune.

– Është rritur për mbi 100 milionë buxheti për shëndetësinë për barnat esenciale dhe trajtimin e sëmundjeve të rralla. Janë trefishuar kapacitetet inspektuese, janë funksionalizuar tri rezonanca magnetike dhe pesë klinika janë në rinovim të tërësishëm.

– Kemi shtuar shërbime dhe kryer riparime të neglizhuara me dekada dhe po rregullojmë infrastrukturën ligjore për shëndetësi moderne. E mjekët po marrin statusin e merituar në shoqëri me specialistët që tashmë gëzojnë pagën më të lartë në rajon.

– Mbi 200 milionë euro janë ndarë më shumë për fermerët dhe janë rritur për 20% subvencionet. Kjo ka bërë që të kemi mbi 60% më shumë sipërfaqe të mbjella me drithëra dhe rritje të eksportit të produkteve bujqësore.

– Në energji po kryejmë investime të munguara me dekada që na sollën afër kolapsit energjetik dhe ndotjes drastike të ajrit. Kemi siguruar 236.7 milionë investim në bateri përmes MCC; kemi subvencionuar 30 mijë familje me pajisje eficiente për energji dhe është bërë investim në eficencë në 112 ndërtesa publike.

Po ndërtojmë impiantin solar për ngrohje prej 50 MW termike dhe kemi hapur e përmbyllur suksesshëm ankandin për parkun solar me kapacitet 100 MW kapacitet në Kramovik të Rahovecit. E pas daljes nga blloku energjetik me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë dhe bashkimit të bllokut energjetik me Shqipërinë, krijuam bursën shqiptare ALPEX e cila u bë anëtare e plotë e Europex.

– Për zhvillim të barabartë e barazi në mundësi filluam për herë të parë me shtesat për fëmijë dhe nënat lehona ku deri tani kanë përfituar mbi 55 mijë nëna lehona dhe mbi 400 mijë fëmijë nën moshën nën 16 vjeçare.

Për ballafaqimin me krizën energjetike e të inflacionit të çmimeve ndamë pakon mbështetëse për qytetarë të cilën Banka Botërore e konsideroi si pakoja më e madhe si përqindje e Bruto Produktit Vendor./ Monitor

 

Më të lexuarat