BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Rajoni

Albin Kurti përplaset me kryeministren serbe: Kosova, shtet i pavarur, njihet anembanë botës

Albin Kurti përplaset me kryeministren serbe: Kosova, shtet i pavarur,

Një përplasje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe homologes së tij serbe Ana Bërnabiç ka ndodhur ditën e djeshme gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga BERZH në Londër. Përplasja erdhi pas deklaratës së Bërnabiç e cila u shpreh se Serbia e sheh Kosovën si pjesë të saj. Teksa po fliste për investimet e huaja në Serbi, Bërnabiç tha se statistikat nuk e përfshinin Kosovën. “Serbia po ndryshon. Dhe kur them Serbia qendrore, është e dyta herë që po e them këtë, mendoj Serbia që nuk përfshin në statistika krahinën autonome të Kosovës e Metohisë, që ne natyrisht e shohim si pjesë të Serbisë. Kjo është politikë, ne tash po flasim për ekonomi dhe është me rëndësi për mua të flas vetëm për ekonominë”, tha ajo. I pyetur sesi Prishtina zyrtare tregton me vendet mosnjohje, e menjëhershme qe përgjigjja e Kurtit i cili i kujtoi kryeministres serbe se bëhet fjalë për ‘Republikën e Kosovës’ që njihet në botë si shtet i pavarur. “Pikë së pari, partneri ynë kyç është bashkësia europiane dhe dëshirojmë që ta fuqizojmë këtë bashkëpunim. Kosova është njohur nga 117 vende anë e mbanë botës, 22 nga 27 në Europë, 26 nga 30 në NATO dhe 3 nga 4 vendet fqinje. Nuk kemi lidhje me Federatën Ruse. Iu kemi vënë sanksione atyre dhe duam që Ukraina ta fitojë këtë luftë. Na duhet bota dhe Europa demokratike që ta shohim të mposhtur Kremlinin dhe kryetarin despotik, Putinin. Edhe nëse ata do të donin, ne nuk do të donim të kishim punë me ta. Kemi pak import me Kinën, por bashkëpunojmë kryesisht me BE-në”, tha Kurti. Gjatë argumentimit të tij, Kurti u shpreh se nëse do të vepronte njësoj si Bërnabiç, atëherë do të fliste për Vojvodinën, Sanxhakun apo Luginën e Preshevës që janë territore të banuara nga shqiptarë por që janë brenda territorit të shtetit të Serbisë. “Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo siç iu referua këtu, ‘Kosova e Metohija’. Po të shkoja kësaj rruge do të merrja shumë kohë, sepse përveçse Serbia, do të duhej të thosha Serbia e Vojvodina, Sanxhaku, Toplica, Rashka, Lugina e Preshevës… Më mirë të përqendrohemi në ekonomi”, tha Kurti.

Më të lexuarat