
BREAKING NEWS
"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti Karamuço reagon për grupet kriminale

x
BREAKING NEWS
Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e policisë, ja cila është arsyeja

x
BREAKING NEWS
Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale, zbulon arsyen përse i përdorin

x
BREAKING NEWS
E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare në New York, dalin detajet nga policia

x
BREAKING NEWS
Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte “kërdinë” me grabitje në Greqi

x
BREAKING NEWS
Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ

x
BREAKING NEWS
Përfshihet nga flakët mjeti në Tiranë, dalin detajet e para

x
BREAKING NEWS
Skandali "McGonigal"/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Rama prej 3 ditësh në një ishull me hetues të FBI

x
Ambasadori britanik në Kosovë: Trepça nuk duhet të jetë pjesë e diskutimeve në Bruksel, është aset i Kosovës

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Janar 2015

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka theksuar se dialogu në Bruksel, mes Prishtinës dhe Beogradit, nuk duhet të përfshijë çështjen e Trepçës.
Sipas tij, ky është një problem, që duhet të zgjidhet brenda Kosovës.
“Ajo që është në territorin e Kosovës, është aset i Kosovës. Trepça nuk duhet të jetë temë e dialogut në Bruksel”, ka deklaruar Cliff.
Ai e bëri të ditur këtë në një ligjëratë të mbajtur në Universitetin AAB.
Ndërsa, ka deklaruar se Trepça duhet të jetë një çështje komunikimi mes kosovarëve.
"Trepça e suksesshme mund të krijojë një mjedis ekonomik që mund të lulëzojë. Ajo që është në territor të Kosovës është aset i Kosovës. Kjo nuk duhet të jetë temë e dialogut me Serbinë, por duhet të zgjidhet brenda Kosovës. E di që nuk do të jetë e lehtë, por mendoj se kjo duhet të jetë mënyra më e mirë që të zgjidhet kjo çështje”, tha Ambasadori britanik Ian Cliff në Universitetin AAB.
“Harrojeni që ka qenë investim britanik në vitet e njëzeta dhe të tridhjeta, një shekull më parë. Nuk ka pretendime nga ana e jonë, por ne e shohim Trepçën si motor për zhvillimin e Kosovës. Ekspertë nga Britania, Norvegjia dhe Gjermania e kanë shikuar Trepçën dhe kanë vlerësuar se mund ta bëni Trepçën ndërmarrje të suksesshme, sepse mund të nxirren përqindje të mëdha të metaleve”, ka thënë ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, në një ligjëratë para studentëve të Universitetit AAB.
Sipas tij, problemi qëndron në atë se ka nevojë për një pastrim mjedisor për ta ngritur në standarde evropiane.
“Nuk mund ta keni atë se si ka qenë në kohën e Titos. Nuk mendoj se Trepça duhet te jetë në duart e Agjencisë së Privatizimit. Ju duhet të lidhni pjesën veriore dhe jugore të saj, dhe të tërhiqni ndonjë partner strategjik nga Evropa apo diku tjetër”.
Ambasadori Cliff tha se ka shumë iluzione në lidhje me Trepçën dhe se i duhen së paku pesë deri në dhjetë vjet një kompanie që të krijojë një profil me standarde evropiane.
Në pyetjen se nëse liria e Kosovës ka ardhur si rezultat i gjakut boshnjak dhe kroat, dhe idesë së Ibrahim Rugovës për ta shmangur luftën në atë kohë, në fillim të viteve 1990, ambasadori Cliff u përgjigj, që kjo është një çështje delikate që ta thotë para medieve, por ai tha se është e sigurt që situata do të kishte qenë shumë më e ndryshme dhe me gjasë do të kishte marrë më shumë viktima në Kosovë.
Duke folur për perspektivën e Kosovës, ambasadori Cliff tha se në aspektin afatgjatë, Kosova do të jetë pjesë e BE-së, NATO-s.
Në këtë ligjëratë, ambasadori Cliff foli edhe për rrugën e gjatë të komb-ndërtimit anglez dhe u fokusua në pikat kyçe të këtij procesi, duke thënë se i kombit anglez ka qenë më i lehtë se sa i kombeve të tjera falë gjeografisë. Për këtë temë, paraprakisht foli edhe profesori i lëndës N. Spahiu.
Gjithashtu, ambasadori britanik foli edhe për Konferencën e Londrës pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, ku konfirmoi se kjo konferencë ka qenë ajo që e ka themeluar shtetin shqiptar, dhe se kur është bërë kjo janë marrë parasysh shumë interesa.
Këto teza ishin disa prej më interesanteve për të cilat foli ambasadori Ian Cliff gjatë ligjëratës në Universitetin AAB, në lëndën “Politika e jashtme” të prof. dr. Nexhmedin Spahiu, ku u trajtua politika e jashtme britanike.
Në fund të ligjëratës u zhvillua edhe më tej një debat ku studentët e AAB-së parashtruan pyetje të cilave iu përgjigj ambasadori britanik Cliff.
Më të lexuarat


"Serbia ka një urrejtje ndaj Kosovës", eurodeputeti del me deklaratën: Europa ka nevojë për SHBA-në

Negociatat me Kosovën/ Ministri serb zbulon cilat janë tre pikat që përbëjnë vijën e kuqe

“Vuçiç e ka humbur Kosovën”/ Ish-presidenti serb habit me deklaratën: Ja çfarë do të bëja me propozimin franko-gjerman

SKANDAL në liceun artistik/ Profesori ngacmon seksualisht 17-vjeçaren, drejtoresha e shkollës bën denoncimin

Ja si SHBA-BE “do të vrasin katër zogj me një gur” në Serbi, zbulohen objektivat që do të arrihen me Vuçiçin dhe skenari i Perëndimit për të prishur lidhjet që do të shkaktojë një "efekt domino" në Ballkan

Misteri i 11 pikave që po trazon politikën në Beograd, ja çfarë shkruhet realisht në planin franko-gjerman për Kosovën që do të zërë “mat” Serbinë dhe si do të fitojë njohje Prishtina nga pesëshja e BE

Pikëpamja mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi: BE-ja po e ‘përpunon’ Beogradin

SHBA jep mesazhin e fortë: Serbia dhe Kosova duhet të marrin vendim të vështira dhe të dhimbshme

BE nuk ka qenë kurrë më e qartë se kaq: Nëse nuk pranon marrëveshjen e Kosovës, Serbia nuk do të jetë ishull, por “Irani në Europë”

Berisha nuk është ‘vetëm’/ SHBA sanksionon dy ish- deputetë të përshfirë në korrupsion
