BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Rajoni

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, eksperti Kupchan: Hap i rëndësishëm, e ngrit pozitën e saj brenda BE-së

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës,

Hap i rëndësishëm për Republikën e Kosovës po shihet anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Ndonëse kanë mbetur edhe dy hapa, votimi në Asamblenë Parlamentare dhe në Këshillin e Ministrave të Këshillit të Evropës, që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare po vlerësojnë se Kosova po e ngrit pozitën e saj brenda Bashkimit Evropian.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Georgtown University të Uashingtonit, Charles Kupchan, deklaron se veprimet e Serbisë për tu larguar nga kjo organizatë, janë në të mirën e kryeministrit Albin Kurti.

“Mendoj që do të jetë një hap para dhe që do të ndihmojë Kosovën të adresojë çështjet e të drejtave njerëzore dhe të ngrit pozitën e saj brenda BE-së dhe komunitetit dhe familjes së demokracisë evropiane. Nuk e dimë saktë se si do të reagojë Serbia. Presidenti Vuçiq e përmendi që ai mund  ta largojë Serbinë nga Këshilli i Evropës dhe ky është problemi i Serbisë. Por, unë mendoj që ky është një zhvillim pozitiv dhe besoj që ishte një lëvizje e rëndësishme për Kurtin”, deklaroi Kupchan për një televizion.

Kupchan e sheh të nevojshme tashmë edhe normalizimin midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Kosova pati përkrahje të madhe për tu bërë pjesë në KiE.

“Ky lloj hapi para është saktësisht iniciativa që Kosova duhet të merr, jo vetëm që të pranohet në Këshillin e Evropës, por përfundimisht të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë dhe t’i bashkohet Bashkimit Evropian. E dini që ka vota në Këshillin e Evropës që shkuan kundër Kosovës. Kishte shumicë të fuqishme për Kosovën. Ka ende anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën”, tha ai.

Profesori amerikan konsideron se situata e sigurisë në katër komunat veriore, ka mundësi përshkallëzimi të situatës.

Sipas tij, Serbia po dëshiron të pengojë normalizimin e marrëdhënieve.

“Kemi kaluar disa momente të rrezikshme jo shumë kohë më parë, në Banjskë. E dimë që ka potencial për shpërthim të dhunës. Këto lloj të raportimeve janë shumë shqetësuese. Nuk besoj që jemi duke shikuar në një situatë lufte ndërmjet Kosovës e Serbisë. Padyshim që ka akterë që mund të zgjedhin dhunën, ose të shohin dhunën si një mënyrë për të ndërprerë normalizimin duke ndikuar në mos lëvizjen para të dialogut mes Prishtinës e Beogradit.”

Ditë më parë, edhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, paralajmëroi se ka grupe të cilat janë duke u trajnuar nga Serbia për të sulmuar Policinë e Kosovës.

Më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, një grup paraushtarak serb, hyri përmes rrugëve ilegale dhe sulmoi Policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë, rreshteri Afrim Bunjaku.

Më të lexuarat