BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dosja, ja provat e reja “bombastike” që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e 4 protestuesve në bulevard që mund të përfundojnë më 12 mars në tavolinën e SPAK

Zbardhet dosja, ja provat e reja “bombastike” që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri tregon provat që zbulojnë se urdhrin për të vrarë protestuesit në 21 janar 2011 e dha Berisha e Meta: Ja çfarë pritet të ndodhë më 12 mars në Gjykatën e Lartë, ish-kryeministri rrezikon burgim të përjetshëm

Idajet Beqiri tregon provat që zbulojnë se urdhrin për të
x
BREAKING NEWS

Pse e refuzoi Blinken darkën me Ramën te vila e “Mehmet Shehut”, ja të gjitha të pathënat dhe mesazhet e forta në prapaskenë nga vizita në Tiranë e Sekretarit Amerikan ndaj kryeministrit shqiptar

Pse e refuzoi Blinken darkën me Ramën te vila e “Mehmet
x
BREAKING NEWS

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën para se të vetëvritej

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver
x
BREAKING NEWS

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard,  ja kush është trupa gjykuese që ka futur në “terror” orkestruesit e masakrës së “21 Janarit” dhe si akuza e dytë mund ta çojë në qeli kreun e “Foltores”

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard, 
x
BREAKING NEWS

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën, kryeministri letër sekretarit të DASH që nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, ja prapaskenat pas presioneve ndaj drejtësisë

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717 mijë të moshuar, zbardhen detaje nga fondi, si pritet të ndryshojë rregulli për indeksimin dhe ndryshimi I madh që po përgatit mazhoranca

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717
x

Rajoni

"Autoritetet e inteligjencës së Kosovës kishin informacione paraprake", deputeti i LVV tregon detaje nga atentati ndaj Kurtit në Shkup: Ka marrë në vazhdimësi kërcënime me jetë

"Autoritetet e inteligjencës së Kosovës kishin informacione

Kërcënimi me jetë dhe atentati ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka qenë në fokus të mediave ndërkombëtare këto ditë, po ashtu është tronditur mjaft edhe opinioni publik.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka deklaruar se autoritetet e inteligjencës së Kosovës i kanë pasur informacionet paraprake mbi këto kërcënime dhe ka qenë ky shkaku se përse është evituar një sulm i mundshëm ndaj Kryeministrit Kurti.

“Autoritetet e inteligjencës së Kosovës kanë pasur informacione paraprake dhe janë të informuara për rastin. Duket se ka pasur dëm serioz për një sulm ndaj kryeministrit Kurti, por që është evituar nga pasja e informacioneve paraprake nga autoritetet e shërbimit informativ të Kosovës e vendeve fqinje në rajon.

Kryeministri Kurti ka marrë në vazhdimësi kërcënime pavarësisht se nuk ndihet i kërcënuar dhe vazhdon aktivitetin e tij në mënyrë të palëkundur.

Informacionet janë relevante dhe ato trajtohen nga institucionet e sigurisë”, tha Rrustemi.

Ky i fundit ka shpjeguar edhe arsyen se përse mund t’i shërbejnë Serbisë këto kërcënime ndaj Kryeministrit. Në përfundim ai theksoi se Serbia po dështon çdo ditë e më shumë në Kosovë, në terrenin e brendshëm të saj.

“Në rastin konkret pas mbledhjes së këshillit të sigurimit të OKB-së, nervozizmi i Serbisë zyrtare ka shtuar kërcënimin ndaj Albin Kurtit. Angazhimi i autoriteteve në veri të Kosovës, për të shtrirë ligjin, për të zbatuar kushtetutën, për të eliminuar strukturat ilegale dhe paralele që kanë shërbyer si dorë e shtrirë e Serbisë për të cenuar funksionalitetin e Kosovës, po e bëjnë gjithnjë e më agresive Serbinë. Serbia po dështon gjithnjë e më shumë në Kosovë, në terrenin e brendshëm dhe po bëjnë skenarë për të destabilizuar veriun e Kosovës”, theksoi ai.

Më të lexuarat