Në raportin e tij më të fundit mbi zhvillimet tremujore në Kosovë, raport që ju dha RTK-së nga burime në Neë York, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon, vlerëson hapat pozitivë të ndërmarrë nga Prishtina dhe Beogradi që çuan në marrëveshjet historike dhe në një progres fondamental drejt normalizimit të marrëdhënieve. Siç raporton RTK-ja, ai përgëzon udhëheqjet politike në Prishtinë dhe Beograd që treguan siç thotë angazhim serioz dhe të palëkundur gjatë dialogut. "Zbatimi i marrëveshjeve midis Beogradit dhe Prishtinës në veri të Kosovës mbetet një sfidë kryesore," shkruan Sekretari Ban për të shtuar se në këtë drejtim angazhimi i Beogradit me serbët e Kosovës mbetet i rëndësishëm. Ai thotë se këto përpjekje duhet të plotësohen me shtrirje të dorës nga ana Prishtinës duke i ofruar siguri popullsisë lokale. Në mënyrë që të shmangen tensionet dhe arrihet sukses, Ban thotë se është e rëndë- sishme që edhe serbët lokalë të Kosovës ta shohin veten si palë e interesuar në proces. "Trashëgimitë e pazgjidhura të konfliktit, përfshirë edhe rastet e pazgjidhura të personave të zhdukur si dhe sjellja para drejtësisë e të gjithë atyre që janë përgjegjës për krime të luftës dhe vepra të tjera penale, duhet të mbeten prioritete kyçe", thuhet në raportin mbi Kosovën të Sekretarin Ban ki Moon që përfshin një periudhë të zhvillimeve prej 23 prillit deri më 15 korrik. Raporti do të shqyrtohet në një seancë të veçantë të Këshillit të Sigurimit më 29 gusht nën kryesimin e Argjentinës, takim ku pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç. Sekretari i
Vlerësimi i Ban Ki Mun për marrëveshjen
Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Mun e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur më 19 prill mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Në raportin për Kosovën, për tre muajt e parë të 2013, shefi i Kombeve të Bashkuara e ka cilësuar historik paktin për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. "Kjo është një arritje historike. Liderët politikë të Prishtinës dhe Beogradit treguan durim, largpamësi politike dhe udhëheqjen e duhur për të bërë të mundur një përparim të vërtetë. Rezultatet e arritura në dialog hapin rrugën për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës", thekSulm mbi EULEX në veri të Kosovës Policia e Kosovës tha se grupe personash të panjohur, sulmuan gjatë natës një makinë të Misionit të EULEX-it në veriun e Mitrovicës të banuar me shumicë serbe. Sipas policisë, zyrtarë të EULEX-it ishin duke udhëtuar në zonë kur një grup i personave të panjohur, të maskuar, kanë hedhur gurë, mjete të forta dhe shishe me benzinë mbi makinën e tyre. Nuk pati të plagosur, ndërsa makina ka pësuar dëmtime, thuhet në njoftimin e policisë sipas së cilës nuk është raportuar për identifikim dhe arrestim të personave të dyshuar të përfshirë në këtë sulm. Ky ishte sulmi i dytë në 24 orët e fundit ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në veri. Mbrëmjen e së hënës, dy pjesëtarë të këtij misioni pësuan plagë nga gurët e grupeve të qytetarëve serbë të cilët bllokuan një nga rrugët kryesore në veri në shenjë kundërshtimi ndaj arrestimit të dy pjesëtarë të komunitetit serb në zonë.
Një zëdhënëse e misionit tha se arrestimi ka ndodhur në komunën e Zveçanit dhe dy të dyshuarit janë duke u hetuar lidhur me një vrasje në tentativë në vitin 2012 në veri të Mitrovicës. Sipas njoftimeve dyshimet kanë të bëjnë me sulmin ndaj zëvendësshefit të Zyrës administrative të Kosovës në veriun e Mitrovicës, Dushan Milosavleviç i cili isht plagosur në dhjetor të vitit të kaluar. Njëri nga të arrestuarit është Zharko Veselinoviç, vëllai i Zvonko Veselinoviçit, i njohur si një nga organizatorët e vendosjes së barrikadave në pjesën veriore të Kosovës dhe për lidhjet e tij të dyshimta afariste. Edhe dje, protestuesit serbë kanë mbajtur të bllokuar një nga rrugët kryesore në zonë dukë kërkuar lirimin e të arrestuarve. Autoritetet serbe ndërkaq u bënë thirrje qytetarëve serbë në veri të shmangin çdo veprim të dhunshëm, ndërsa kritikuan EULEX-in për siç thuhet, urdhër arreste të fshehta kundër serbëve, një pohim i hedhur poshtë nga zyrtarët evropianë. Shefi i zyrës serbe për Kosovën, Aleksandër Vulin u bëri thirrje serbë për qetësi duke nënvizuar se sic ka thënë ai. Prishtina ka dëshirë të madhe të mos zhvillohen zgjedhjet në veri. Mbajtja e zgjedhjeve për pushtetin komunal të Kosovës edhe në atë zonë është pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e negociuar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. soi një muaj më parë Ban Ki Mun në raportin e tij për 3 mujorin e parë 2013. Sipas tij, një frymë e njëjtë kompromisi, vendosmërie dhe vullneti të mirë duhet të mbizotërojë edhe në zbatimin marrëveshjes Më tej, në dokument, Ban Ki Mun dha një panoramë të zhvillimeve tremujore, në veri të Kosovës, të sigurisë së përgjithshme, sundimit të ligjit, të kthimit të të zhvendosurve, të trashëgimisë kulturore dhe fetare dhe të të drejtave të njeriut.