Besimtarët islam të Kosovës po festojnë sot Fiter Bajramin, pas përfundimit të Muajit të madhëruar të Ramazanit. Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë ‘Sulltan Mehmet Fatih’ (Xhamia e Madhe) në Prishtinë. Manifestimi filloi në orën 5:00 me faljen e namazit të mëngjesit.
Hytben e Fiter Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili uroi të gjithë besimtarët për Festën e Fiter Bajramit. “Duke u bazuar në parimin se të gjithë jemi njerëz dhe bijtë e Ademit dhe Havasë, ju ftoi që mes njerëzve të dominoi uniteti, vëllazërimi, harmonia, solidariteti dhe bashkimi i ndërsjellë, sepse vetëm kështu jeta do ta ketë kuptimin e saj”, u shpreh Myftiu i Kosovës.