BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Rajoni

Deputeti i LVV shpërthen ndaj milicave fashiste dhe zbërthen skenarët e bojkotit të zgjedhjeve nga 'Lista Serbe'

Deputeti i LVV shpërthen ndaj milicave fashiste dhe zbërthen

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka deklaruar se tërheqja e Listës Serbe nga zgjedhjet e zuri Kosovën në befasi.

Sipas Mujës, Kosova po sfidohet prej një kohe të gjatë nga një milici fashiste që mbështetet dhe sponsorizohet nga Serbia dhe pikërisht dy krerët e shtetit serb, Vuçiçi dhe Aleksandar Vulin.

Pjesë nga biseda:

Muja: Që nga shtatori i vitit të kaluar ka pasur diskutime intensive sa i përket planit franko-gjerman apo marrëveshjes së Brukselit, e cila eventualisht është nënshkruar në fund të shkurtit të këtij viti dhe periudha ndërmjet saj ka pasur disa zhvillime.

Në nëntor të vitit të kaluar 4 kryetar të Listës Serbe në 4 komuna Veriore dhanë dorëheqjen. Është interesante se dhanë dorëheqjen vetëm në këto 4 komuna, megjithëse kishin kryetar edhe në zona të tjera, Grashanicë në Shtërpë…

Mbas këtyre zgjedhjeve, Kosova sipas Kushtetutës e ka për detyrë që t’i organizojë menjëherë zgjedhjet, mirëpo faktori ndërkombëtar dhe faktori i brendshëm na kërkoi që ato të shtyhen deri më 23 prill sepse do të krijoheshin kushte më të mira, do të nënshkruhej marrëveshja e Brukselit dhe nuk do të kishte probleme të tilla. Dhe kështu kemi menduar. Kemi bërë përpjekjet maksimale që të akomodojmë çdo kërkesë që edhe komuniteti atje të përfshihet në zgjedhje, mirëpo për befasinë tonë dhe keqardhjen e vendeve të Q.U.I.N.T. të cilat e shprehën, serbët i bojkotuan zgjedhjet.

Duma: Sepo më flet për befasi. Nëse citojmë ambasadorin amerikan në Kosovë, ai tha se ja parashikuam, ja parathamë Albin Kurtit dhe ndodhi. Pra, nuk është e befasishme pasi këto ishin ngjarje të cilat priteshin. Unë e kuptoj atë që ti thua, pra se nuk dhanë dorëheqjen edhe në komunat e tjera por pikërisht në Veri. Ne si analizues te situatës shohim se konflikti ka qenë gjithmon diçka që nuk I shkon në benefit Kosovës-Shqipërisë- Ballkanit Perëndimor- të ardhmes së BE-së, në një farë mënyre pasha për menaxhimin e situatës në Veri i takon Kosovës. A ie dakord më këtë?

Muja: E kuptoj, por zgjedhjet ndodhën dhe çështë e vërteta mund të kenë qenë në befasi edhe për faktorin ndërkombëtar sepse këtë e kanë pohuar edhe vetë ata përmes një deklarate para zgjedhjeve.

Mirëpo zgjedhjet u organizuan. Dalja ishte shumë e vogël. Megjthatë të vetmet figura legjjitime të dala nga ky proces zgjedhor ishin pikërisht këta kryetar dhe ishte më se e natyrshme që këta kryetar të vazhdonin punën.

Në Kosovë dhe në atë pjesë nuk është aq e thjeshtë të kemi një menaxhim perfekt, marrë parasysh që Kosova po sfidohet prej një kohe të gjatë nga një milici fashiste që mbështetet dhe sponsorizohet nga Serbia dhe pikërisht dy krerët e shtetit serb sikurse është Vuçiçi dhe Aleksandar Vulin, gjithmon në bashkëpunim me atë që është në listën e zezë të SHBA-së Radoiçiçi.